pyetje-përgjegje
kliko në foto.

Rubin Zemon

"Te dhėna etnologjike, historike dhe arkeologjike
pėr origjinėn e Egjyptjanėve nė gadishullin Ballkanik"

-referat pėr Konferencen Kombėtare, organizuar prej
Shoqatės Egjyptjane te Shqiperisė "Nefreta" dhe qendrės Shqiptare
pėr tė drejtat e njeriut, nė daten 28.I.1999
nė Tiranė

Tiranė, 1999




Fjalė e hyrjes

Gadishulli Ballkanik është një vend ku, si në rallë vende tjera në botë, në të kaluarën kanë ndodhur shumë ngjarje historike, siē janë luftrat për interesa të ndryshme, shkëmbimi i mbretërive dhe shteteve, ngritja dhe ulja e niveleve te influencave fetare, si dhe emigracione të ndryshme të lidhur me të gjithë vendet te botës. Po të bëjmë një retrospektive në gjithë ngjarjet që kanë ndodhur në historinë të Ballkanit, do të shohim se elementi etnik nuk ka pasur interes të veēantë në fushën politike, kulturore dhe shkencore ne te kaluaren deri te fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX, kur ne Europe, dhe poashtu ne Ballkan, fillojne te krijohen kombe dhe popuj, dhe prej tyre shtete te veēanta mbas principit etnik.
Ne pjesen jugolindore te Ballkanit, prej shekullit XV e deri ne fillim te shekullit XX, ne fuqi ishte shteti Otoman, i cili ishte teokratik (te drejtat i kishin vetem antaret e fese islame) dhe ku elementi etnik asnjehere nuk mundi te dilte ne siperfaqe. Ne fillim te shekullit XIX ne Ballkan u krijuan disa shtete etnike, te cilat duke i realizuar idete dhe interesat e tyre per zgjerim teritorijal, filojne lufte ndermjet tyre, ne histori te njohura si "luftra Ballkanike". Me vone ne keto troje eshte nje nga frontet e Luftes se pare boterore, ne te cilen ne siperfaqe dalin perseri idete dhe interesat nacional-kapitaliste.
Mbas luftes te Dyte Boterore, ne disa shtete Ballkanike pranohet identiteti etnik i personave, se e verteta nuk mund te mbulohet, dhe ajo e vertete eshte se Ballkani ne pikpamje etnike eshte heterogjen- i bashkuar me popuj slave dhe jo slave, me grupe etnike dhe bashkesi etnike, te cilat jetojne ne shtete te ndryshme te Ballkanit.
Ne kete konteks eshte dhe problemi i nje bashkesie etnike, e cila zgjimin etnik, e ben ne fund te mijevjecarit te II te eres sone, dhe e cila si pas karakteristikave etnike, nuk mund te vlersohet si asnje pjese e popujve ose bashkesive etnike qe i njohim ne Gadishullin Ballkanik.



1. Karakteristikat etnike dhe dallimet e bashkesise etnike
te veēantë në Gadishullin Ballkanik

Ne vazhdim do ti prezantojme disa elemente te kultures etnike, elemente ēe caktojne shume probleme etnologjike.
Ne fillim menjehere duhet te tregojme se te antaret te ketij etnikumi egziston nje ndergjegje etnopsihollogjike, per dallim etnik prej etnikumeve te tjera qe jetojne ne afersine te tyre, dhe etnikumet e tjera asnjere nuk i kane pranuar ne rrethet e tyre etnike. Mirpo, kjo popullsi eshte e pervetesuar me vlersimet e saj kulturore prej etnive te ndryshme, per interese te ndryshme. Te antaret e ketij etnikumi shume here perdoren fjalet "tonet", "tones", "dora jone" etj. qe ne nje menyre e fshehin perkatesine e tyre etnike. Ato tregojne se nuk jane as Shqiptare, as Maqedonas, as Turq, as Vllejn (Qobane), as Greke, Serbe e ashtu me radhe deri te Romet, dhe dallohen nga gjithe keto etnikume.
Ne te kaluaren, e cila dhe nuk eshte shume e larget, por ne disa vende edhe sot, anetaret e kesaj popullsie kane hequr dhe heqin shume ofendime ne menyra te ndryshme, se kane qene dhe jane te detyruara te deklarohen per ate qe nuk jane
.

a) Nje nga indikatoret (treguset) themelor, por jo dhe vendimtar, per veēantine e nje etnikumi eshte gjuha. Pas studimeve gjuhesore mundet te caktohen rrenjet dhe perkatesia e nje populli ose bashkesie etnike.
Mirepo, ne kete element etnikumi per te cilin flasim, eshte i gjymtuar, ose me sinqerisht kjo bashkesi etnike nuk e ka gjuhen e saj te veēante ne Gadishullin Ballkanik. Sipas vendbanimeve ku jetojne antaret e kesaj popullate e flasin gjuhen e vendit ose gjuhen prej ku kane migruar ne nje te kaluar te afert ne Ballkan. Keshtu per shembull, ne Maqedoni ne qytetet e Ohrid, Struges dhe Resnjes flasin gjuhen shqipe ne dijalektin toske, ne Diber gjuhen shqipe ne dijalektin gege. Ne Kerēove, Prilep dhe nje pjese e Bitoljit (Manastirit) flasin gjuhen Maqedonishte, por nje pjese tjeter e Manastirit si dhe ne qytete te shumta te Maqedonise lindore flasin gjuhen turke. Ne Bullgari ne masivin e Rodopeve antaret e kesaj etnikumi perveē gjuhen Bullgare flasin dhe gjuhen turke, por sipas etnologeve Bullgar, ne disa familje egziston nje gjuhe sekrete, qe e perdorin vetem kur jane ne rrethin e familjes, dhe nuk e flasin ne prezenc te te tjereve. Ne Serbi te gjitha e preferojne gjuhen serbishte, por ne Kosove dhe Metohi si gjuhe "amtare" eshte gjuha shqipe te antaret e kesaj popullsie. Ne gjithe keto vende antaret e kesaj popullsie jane bilingviste ose poliglote. Ne Greqi nuk mund te flitet tjeter gjuhe perveē gjuhes greke, kurse ne Shqiperi ne vendet ku flitet dijalekti Toske ky etnikum flet kete dijalekt, dhe atje ku flitet gegerishteja kjo popullsi flet dijalektin gege.
Ky fenomen nuk eshte i panjohur ne shkencen e etnologjise, kur nje etnikum si gjuhe "amtare" ka nje gjuhe tjeter, ose eshte i shpendare ne meshume gjuhe, si per shembull: Qifutet (Jeudite) ne gjithe boten nuk e flasin gjuhen e tyre; ose sa popuj te ndryshem e flasin gjuhen arabe, spanjolle ose angleze.
Ky fenomen te kjo popullsi shpjegohet me faktin qe do ta shohim me vone, se jeton ne mezin e vendbanime si pakice e rrethuar me shumicen, ku kontaktet jane te perditshme, dhe asimilimi i gjuhes eshte nje konsekuence normale.
Kur flasim per gjuhen duhet te permendim se disa autore shpjegojne se gjuha e egjyptjaneve te lashte dhe gjuha e sotme shqiptare kane shume elemente te perbashket ?! Ky mendim nuk ka akoma baza te forta, dhe ne te ardhmen do ti presim rezultatet te hulumtimit ne kete drejtim .
Poashtu kur flasim per gjuhen duhet te tregohet nje fakt, qe direkt e rezon tezen se kjo popullsi eshte nje pjese e bashkesise etnike te Romeve. Kjo popullsi ne gjithe vendet ku e kemi vezhguar nuk e njeh dhe nuk e mer vesh gjuhen Rome. Kurse Romet kudo qe ndodhen ne Bote me ndryshime dijalektike e flasin gjuhen Rome dhe ajo eshte elementi qe i mban Romet ne nje bashkesi etnike e shperndare ne te gjithe vendet te botes.

b) Siē e permendem me larte, kjo etnikum jeton nje jete te stacionuar, si banues te qendrueshem te vendbanimeve, dhe sidomos ne qender ose qarshiave te qyteteve ose fshatrave, me shtepi te tyre, pergjithesisht ne kate, ku kati i poshtem shfrytezohet per pune artizanale ose per te shitur.
Ne historine dhe traditen te ketij etnikumi nuk mundet te shenohet jete endacake ose gjysme-endacake.

c) Ne shembuj te shumte, antaret e kesaj popullsie ne te kaluaren deri para 30-40 vjet, mereshin dhe disa akoma meren me zanatin e farketarit. Kultura materiale, dhe shpirterore (prallat, legjendat etj.), eshte e pamenduar pa zanatin e farketarit. Marrja me kete zanat eshte shkaku se kjo popullsi banon ne qendrat e vendbanimeve si qe treguam me lart.
- poashtu ne shume raste, kjo popullsi mereshte dhe meret me bujqesi ku punojne ne tokat e tyre, me prodhime per te plotesuar kerkesat e familjes, si dhe per te shitur.
Me bujqesi jane marre dhe si "argate", per te cillen ata pagueshin.

- Kjo popullsi ka virtuozet me te medhejn te muzikes popullore. Instrumentet te tyre jane: gerneta (klarineti), zurna (zurlla) dhe daulleja (lodra). Familja Majo nga Dibra, ne 1949 ne Lagolen ne Angli, ka mare vendin e pare ne Festivalin Boteror Follklorik. Si mbas informatave nga Shqiperia, shume artiste te merituar dhe te popullit i perkasin kesaj popullate, dhe ato me mire e njohin traditen dhe muziken e qyteteve te lashta te Shqiperise. E njejta gje eshte edhe ne Maqedoni, si dhe ne vendet e tjera Ballkanike. Kjo eshte vetem nje tregues qe tregon se punohet per njerez me kulture te larte dhe te lashte.

d) Kjo popullsi ne kulturen shpirterore siē eshte te adetet qe jane te lidhur me ciklin e jetes (adetet te lidhur me lindjen, dasmen dhe vdekjen), ka karakteristika te veēanta. Ne kete rast jemi te kufizuar ti tregojme gjithe keto adete, por mundemi te japim nje mendim qe del nga analizat te ketyre adeteve. Adetet dhe traditat jane ato qe me shume i kundershtohen kohes, dhe po te kene ndonje ndryshim ato ndryshojne ne formen , dhe shume rralle ne permbajtjen, mesazhin qe duhet t'ja dergojne gjeneratave ose ne funksionin per se behen. Prej gjithe adeteve mundemi te tregojme: Ne adetet e lindjes shume here shenohet perdorimi i numrit 3, si dhe theksim i ushqimit kokerror ; ne adetet e dasmes, karakterizohet lufta kunder shejtaneve per pastrimin kosmik si dhe deshirat per pjellori dhe gezim; ne adetet te vdekjes perdoret numri 7, dhe uji per pastrim.
Kjo eshte minimumi i nevojshem qe mundet te tregohet per mesazhet dhe funkcionet te adeteve, qe si konstatim mund te tregohet per te gjithe etnikumet ne Ballkan. Mire po gjithe keto jane karakteristika te etnikumeve te qendrueshme.
Ne kete pjese ku flasim per adetet, medoemos duhet te tregohet nje moment i veēante: Ne gjithë Gadishullin Ballkanik ky etnikum e preferon marjen endogamike, qe don te tregoje, se marjet jane vetem ne suazat e etnikumit. Shume rralle gjaku eshte bashkuar, dhe ato qe do ta bashkonin gjakun do te ishin te etiketuar si persona asocial. Ky zakon me siguri e ka ruajtur kete etnikum mos humbi duke arritur deri te ditet e sotme.
Adetet qe jane te lidhura me ciklin vjetor, me shume jane lidhur me ditet qe i feston gjithe bota ne menyre te ndryshme, siq jane: Shingjergji (6 Maj- ose "fillim i bearit"); Shenmitri (8 Nentor- ose"fillim i dimrit"); si dhe ato qe jane te lidhura me kalendarin kristijan dhe musliman. Fakti se anetaret e kesaj etnikumi qe jane me fejen muslimane, festojne dhe disa dite ose festa kristijane, tregon se ata jane te islamizuar mbas arrdhjes te Turqeve-Osmane ne keto troje.
Ne fund te kesaj pjese etnologjike, ku pame se mbas karakteristikave etnike, punohet per nje etnikum te veēante, duhet te shohim se cili eshte ky etnikum, nga ka ardhur, dhe si ta quajme ?!
Fillimin e ketyre pergjigjeve do ta kerkojme te populli. Populli Shqiptar keto i quajne: Gjyp, Egjyp, Magjyp, Jevg, Evgjit ; ne Maqedoni quhen: Gjupci, Egjupci, Jupci, Ejupci, Ojupci; Ne Bugari: Agupti; kurse Turqit i quajne Kepti. Per keto ka dhe etnonime te lidhur me punen qe e punojne, si per shembull Kovaēi, ne Mal te Zi, dhe Hashkali ne Kosmet. Mbas etnonimeve te para shume qarte na tregohet pse punohet per popullsi qe ka ndonje lidhje me Egjyptin. Prandaj intelektualet te kesaj popullsie, vendosen te deklarohen si Egjyptjanë, ose me qarte "shtetas me origjinë nga Egjypti".
Pyetja qe tani natyrisht po vihet eshte: si dhe kur kane ardhur keta njerez nga Egjypti?. Pergjigja e kesaj pyetje eshte e rende, por shkencetaret qe punojne ne kete problematike, kane arritur deri ne disa njohje.


2. Te dhëna historike dhe arkeologjike

Me poshte do te bejme nje udhtim ne historine e Ballkanit dhe Mediteranit Jugolindor, prej ku do te shohim sa afer kane qene keto vende ne te kaluaren, qe ne ditet e sotme ajo per neve eshte e paparamenduar. Po ashtu dua te permend edhe nje moment: Ne bote dhe sidomos ne Ballkan, nuk ka as nje etnikum qe nuk eshte i gjymptuar ne pikpamjen e te dhenave shkencore per origjinen e tyre, dhe ku disa momente historike jane ne hipoteze.
Ne vazhdim do ti prezentojme burimet historike dhe arkeologjike si pas kronollogjise se ngjarjeve.

Rreth shekullit XII p.e.s. ne buzet te detit Egje dhe detit Jon te Azis se Vogel dhe Gadishullit Ballkanik, jane shfaqur te ashtuquajturit "popujt e detit" ose " popujt nga deti ". Mirpo, deri sot nuk eshte apsolutisht e sakte, dhe nuk eshte e konsoliduar, kush ka qene dhe prej nga kane ardhur. Ne burimet historike tregohet se keta popuj nga deti si pushtues i kane shkallmuar realizimet e deriathershem shoqerore dhe shpirterore te vendasve te vjeter, te cilat kishin arritur nje civilizim dhe kulture me te larte prej pushtuesve, dhe cilat kane lene gjurme ne civilizimin kreto-mikene dhe ne vende te tjera. Arkeologet dhe antropologet, me pak ose me shume, e kane treguar mendimin e tyre, mire po mbetet pyetja te etnologet, te cilet duhet te interesohen dhe ti konsolidojne mendimet dhe metodat mbas fytyrave dhe formave njerzore- karakeristikat somatike, te cilat as e si, ose me mire, apsolutisht nuk perputhen me te caktuarit fise "Helene" prej asaj kohe. Kjo edhe me shume se edhe historikisht edhe kohesisht eshte e mjaftueshme per diskutim, por edhe problematikisht, per egzistimin e atyre fiseve qe na imponohen se "ata qenkan Helenet, dhe prej atyre vjen helenizmi" . Nder mjet hipotezave te ndryshme eshte dhe ajo se ne perberjen, ose me keta popuj nga deti, kane qene dhe banore- popullsi, nje pjese prej fiseve qe e kane populluar teritorin e Egjyptit .

Ne librin "Historia e shkurter e vilajetit te Manastirit", e shkrojtur ne gjuhen turke me germa arabike ne 1911, ne Manastir, majori Mehmed Tevhik, drejtor i gjimnazit ushtarak, permend nje histori shume te vjeter per qytetin, duke shkruajtur : "...Nje nga pushtuesit e pare te botes, faroni Egjyptijan Ramzesi i II, prej Grekeve i quajtur Sezostris, i cili ne skenen boterore u shfaq 2.300 vjet para hixhres, prej kur me 600 mije kembesore, 24 mije kaloresi dhe 26 mije karoca pre lufte, e pishtoi tere Azine, e kaloi Bosforin ne Detin te Zi, dhe nder mjet Dardaneleve ne Detitn Mramor (hyri ne, sh.i.) Rumeli ( Gadishullin Ballkanik) dhe i pushtoi: ter Danubin, krainat te Odrines dhe Tesalonikut; ne krye te pararojes te ushtrise se tij, nder mjet Manastirit, ariti ne Shqiperi dhe e zgjeroi pushtetin e tij ne krainat rreth qutetit te sotem te Beratit. Mbas pushtimit te gjat nje vit e gjusem ne keto kraina, dhe mbas se i pushtoi te gjithe krainat e Rumelise, per shkak te urise qe ishte e shfaqur, ishte i detyruar te terhiqet. Duke terhiquj hyri ne Egjypt, dhe ne ate arst karocen te tij e zvarnin 24 sundimtare, cilat i kishte roberuar ne marshuten dhe cilat ne vend te kuajve ishin te mbrejtuar ne karocen e tij....".

Egjyptijanet e lashte jane ne prekje me vendet tona dhe ne baze te sistemit mitologjik. Miti alternativ Maqedon- bir i Zeusit ose Maqedon- bir i Ozirisit (sipas legjendave greke ose sipas Diodorit nga Sicilija), ka natyre fillimtare se perbashket nese aprovohet hynija supreme simbolike Amon-Zeus, ose nese aprovohet varsija ose dualiteti i panteonit helenik me ate te Egjyptit .
Legjenda e Kadmos dhe Kadmejet te tij, e lidhin token e Egjyptit (Teba ne Nil) me vendet Greke (Teba ne Beoti), me von me vendet Maqedone (Lihnidos- Ohri), dhe ne fund me vendet Ilire (buza lindore e Adriatikut). Shume emra te stergjysheve te Kadmos jane te njejta me emrat te njohta te vendeve dhe emrave historike: Epafi, bir i Ia-se i Zeusit, eshte i martuar per Memfisin, bija e Nilit. Ketyre i eshte lindur bije me emer Libija (emer greke per Afriken). Libija ka qene gjushe e Kadmos, Europes dhe Belit. Beli ka qene babai i Danajes (Helades) dhe Ajgipes (Egjyptit) .
Legjenda e Kadmos mundet te hyje ne nje kontekst arkeologjik me disa te dhena te varezave ne pjesen arhaike te nekropoles "Trebenishte" ne f. Gorenci, afer Ohrid (sheklli VI-V p.e.s.). Ajo se maskat prej floriri dhe gjithe mbeshtellja prej floriri qe i rrethon princat e vdekur ne Mikene (Peloponez), ka reflektim reminiscesor te shfaqja e ngjajshme ne varezet e princave te Trebenishtes, eshte sidomos ne lidhje motive, se ky princip jogrek, dhe me ne fund princip egjyptijan, i takon rrethit te njejt ideologjik dhe fetar si piramidave dhe mumificimit. Ne Egjypt, ne Krete, ne Mikene dhe ne Trebenisht, mund te shikojme koncept te njejte te eskatologjise, qe eshte i panjohur per shpirtin racional helenik .

Herodoti (shekulli i V p.e.s.) i quajtur " babai i historisë " duke shkruajtur per eksploatimin e minereve ne Helade, do te shkruaje : "...Ne Maqedoni Fenikijanet te lashta e eksploatonin mineralin te floririt, qe e shkrinin ne furra specijale, shum para se te vin kolonistet egjyptijan ne Helade..." Prej kesaj teksti mund te konkluziohet se ne shekullin e V p.e.s. kur ka rrojtur
Herodoti, ne Helade ka qene e njohur se kolonistet egjyptijane punokan me metalin dhe minjera .

Ne kete periudhe mund te shenohen dhe perrallat te skrojtura prej autoreve Greke lidhur me formimin e qytetit te Athines, prej ku mund te shikojme se "... Egjyptijanet jan te vendosur ne 12 mala te Athenes, ku merren me zanatet te tyre tradicionale, cilat mala me vone behen qendra te kesaj popullate, dhe me vone (Egjyptijanet, sh. i.) e marrin emrin te perabashket Athenjane...".

Nje prej mundesive per ardhjen e Egjyptijaneve ne keto troje eshte edhe kjo: Siē eshte e njohur me Mojsein (Musan) fiset Hebreje (Qifutet) prej robesise ne Egjypt u kthyen ne atdheun e tyre. Mirpo mbetet si pyetje e hapur, a mund me keto fise Hebreje te kene qene te bashkuar dhe grupe me te vogla ose me te medhaa Egjyptijane ? Pastaj, a mund me fisin hebrej Venijamit i cili pas luftrave fisnike eshte terhequr nder mjet Mediteranit ne Peloponez ne Arkadi, te kene arrdhur dhe grupe egjyptijane, te cilat jane farketare, dhe te cilat jane vendbanuar, shumezuar dhe shpendare ne Gadishullin Ballkanik ? Kjo le te mbetet vetem si nje mundesi, per ardhjen e Egjyptijaneve ne keto vende, per te cilen mundesi ne te ardhshmen duhet te behen humultime me te thella.

Ne shekullin e IV p.e.s. ne Ballkan siē eshte e njohur zhvillohet shteti antik i Maqedonise, i cili zenitin e perjeton me personin e Aleksandrit i III te Maqedonise, i cili per mbritjet e tij te jashtzakonshme ne pikpamjen shoqerore, lufterake dhe kulturore, eshte i quajtur i Madh. Konkurenti dhe bariera me e madhe e tij per te pushtuar boten, ishte imperatori Persijan- Darije i II. Mbas betejes ne Is, ku Dariju i II mezi e shpetovi jeten e tij, ai u dha ne ikje qe perseri te organizoje armate per lufte kunder Aleksandrit. Aleksandri ne vend qe ta ndjeki Darijen dhe ta zeje para se ai te organizohet, merr vendim te ktheje rrugen dhe te shkoje ne Egjypt. Arsyja per kete kthim mund te kerkohet ne legjenden qe e permendem me lart. Si pas Diodorit nga Sicilija (historijan ne shekulin e I p.e.s.), Maqedonia si vend e ka mar emrin nga Ozirisi (zoti i nentokes dhe nje nga zotrat kryesor ne mitologjine egjyptijane) i cili duke e pushtuar boten, ka arritur ne Ballkan dhe per prokuror e ka lene birin e tij Maqedonin, prej ku edhe ky vend e ka mare emrin Maqedoni. Si pas kesaj legjende Aleksandri ka qene me origjine prej zotit Oziris. Ai prej Egyptijaneve ka qene i pritur si ēlirimtar, dhe ne delten e Nilit e formon qytetin Aleksandrija qe do te jete qendra e botes ne ēdo pikpamje. Aleksandri do te shkoje ne Memfis ku do te proklamohet per trashegimtar i faraoneve dhe zoteve egjyptijan.
Shume autore tregojne se ne kete kohe shum ushtare maqedonas jane martuar me vajzat Egjyptijane. Ashtu nje shembull eshte i njohur edhe ne Persi ku eshte bere nje martese masive ne qutetin e Suzes ne 332 p.e.s.). Normalisht me terheqjen e legiave maqedonase prej Egjyptit ne Ballkan, ka arrdhur deri ne migrim te familjeve, ose te Egjyptjaneve veēanerisht. Ne kete ta lidhim dhe faktin e njohur se Aleksandri prej shume vendeve ku ka luftuar dhe ka kaluar, ka marr njerez te afte, nga pikpamjeve te ndryshme, dhe si do mos zanaēinj te ndryshem, dhe para te gjitheve farketare, te cilet dinin te komandojne me zjarin, te shkrinin metalin, dhe prej tyre te prodhojne jo vetem arme, por dhe gjera te tjera per byjqesi, shfrytezime fetare, gjera shtepie etj . Aleksandri do te vdese ne Vavilon, mendohet eshte i helmuar, por trupin ja ēojne ne varr ne ishullin e Nilit ne Aleksandri, ne Egjypt. Shume gjurme arkeologjike ne Ballkan tregojne per zgjerimin e disa kulteve egjyptijane ne periudhen pas vdekjes te Aleksandrit.
Gjurma prej tempulli e zotereshes Izida (Izis), ka ne Oher . Ne Herakleje (Manastir) po ashtu ka nje tempull i konsideruar Izides dhe Serapisit . Cilat kane qene ato njerez qe besokan ne keto zotra, dhe jane falur ne keto tempulla? Statuja te Izides jane gjetur ne shume vende arkeologjike ne Ballkan. Po ashtu prej kesaj periudhe ne ornamentet te ndryshme shume here mund te njihet figura e skarabeit- i cili eshte nje insekt me "vend nderi" ne simboliken besimtare te Egjyptit. Skarabei e simbolizon kultin nga dieli dhe ai eshte atribut permanent ne prezentimet e zotit primar dhe superior- Kheprit, babi i zoterve egjyptijan .

Prej shekullit e II p.e.s. ne Gadishullin Ballkanik zoteron imeprija Romake. Ne kete periudhe mineralogjija ka nje zhvillim te madh (sidomos eksploatimi i minerave te hekurit me fisnikerimet e hekurit).Dhe lidhjet rrugore ne Imperine e madhe kane nje zhvillim te madh. Hekuri dhe ēeliku me nje intenzitet te madh shfrytezoheshin ne vendet tona ne kete periudhe. Ketu kalonte dhe rruga Via Egnatia qe i lidhte te dy qendrat te Imperise- Romen me Konstantinopolin. Per nevojat e qarkulimit gjate rruges, ne pikat per pushim dhe ushqim te udhetareve dhe kuajve, sigurisht ka pasur dhe farketare te cilat i regullonin nalēat (mbathjet) e kuajve ose pjeset te tjera te mjeteve per udhtim . Anastas Primovski te Aguptet- farketare ne Bullgari, ka shenuar disa legjenda te tyre qe flasin se ato jane te sjellur ne ato vende prej Romakeve si robe dhe farketare prej Egjypti . Nje legjende e ngjajshme eshte e lidhur me Gaj Julie Cezarin i cili qe ta thyeje rezistencen e Trakeve dhe duke i udhehequr me parullen "perqa dhe sundo", nje pjese prej banoreve te Egjyptit i ka vendosur na Traki .

Ne vendet ku kalonte rruga Via Egnatia, ose deget e saja, mundet te shenohen shume toponime si per shembull: "Kodra e Egjypeve", "varezet e Egjypeve" etj. Ne nje ashtu lokalitet "Egjupski grobishta" ("varezet e Egjypeve") ne koten 2009 te malit Stogovo ne Maqedoni, eshte bere nje hullumtim arkeologjik ne vitin 1990, prej arkeologut Pasko Kuzman. Ne afersi te ketij lokaliteti, i cili eshte nekropole, u gjet nje miner e haruar i cili e eksploatoka mineralin e hekurit te manganit. Mirpo lartesia e madhe dhe aritja e rende ne lokalitet, per tani nuk lejojne te behen hulumtime me te thellet arkeologjike.
Nje nga situatat tragji-komike te kesaj periudhe e lidhur me farketaret eshte kur disa kvazi- shkencetare ose politikane, tregojne se ne rrugen Via Egnatia si farketare kan punuar Romet, ne periudhen Romake, por harojne se Romet ne Ballkan per heren te pare paraqiten ne shekullin e XIV se eres sone.
Ne shekullin e IV se eres sone fillojne luftrat dhe ndarja e imperise Romake. Ne luften ndermjet Licinijt dhe Konstantinit ne nje burim shenohet se: "Egjyptijanet me shpejtesi te madhe kane leshuar 80 anije-triere me ushtare dhe marinare Egjyptijane". Nje shembull te njejte shenehot dhe ne kohen te Teodosijit (379-395) ne luftrat per tronin. Atje thuhet: "... Kur Egjyptijanet arriten ne Maqedoni ishin te bashkuar ne rradhat te medhenj ushtarake, dhe ndermjet ushatareve nuk ka pasur dallim ndermjet Romakeve dhe Barbareve, aty te gjithe ishin te bashkuar..." Me vone thuhet: "... se ushtareve Barbare (mendohet per Egjyptijanet, sh.i.) ju ishte e lejuar te kthehen ne vendet e tyre, ose te vendbanohen..." .

Ne shekullin e V ne registrin e vendeve te Imperise Bizante eshte i shenuar dhe vendi "Egjypti i vogel" ne Peloponez.

Ne shekullin e IX Arapet shum here i sulmonin qytetet e bregdetit Ballkanik, medis kujt sigurisht ka pasur dhe ushtare prej Egjypti. Sulmet dhe blokimet mund te kene pasur konsekvence te jene banuar ushtare Arape ne qytet te bregdetit.

Ne shkullin e XIV ne Ballkan fillojne te paraqiten Romet dhe prej athere fillojne te bashkohen dhe te ngaterohen etnikonet Egjyptjan dhe Rom. Pse ka ardhur deri ne kete pune? Rome ne historine dhe traditen e popujve, ku ne disa vende mundet te shenohet edhe sot, jane te etiketuar si njerez qe mund t'ju bejne dem njerezve te tjere, dhe per ate arsye nuk qenkan te mirepritur prej vendasve te fshatrave dhe qyteteve. Romet qe te munden t'ju afrohen vendasve prezentohen dhe deklarohen si njerez me te cilat ngjajne somatikiskt (mbas ngjyres te lekures) dhe te cilet jane te pranishem nga populsija ballkanite, dhe jo vetem ballkanike. Per kete ka dhe burime historike ku disa grupe Rome ne shekullin e XIV prezentohen si konta, komandanta etj. duke i quar me vete letra shoqeruese- brojtese, me kontekst se jane refugjate prej Egjypti, dhe ikin prej Osmanlive, se nuk kane dashur ta pranojne islamin- pra jane te malkuar dhe gjykuar si endacake dhe ne jete te varfer. Nje grup tjeter prezentohet si banore te "Egjyptit te vogel" ne Pelopones dhe me origjine jane prej miganteve Egjyptijane me ushtaret te Aleksandrit te Maqedonise, si zanatēinj-farketare, te cilat me vone jane bashkuar me grupet endacake- ēergare Cigane. Keto endacake Cigane vendbanoreve Egjyptijane ja japin emrin, kurse prej tyre e marin zanatin e farketareve .
Prej keti momenti fillon ngaterimi dhe konfuzioni qe edhe me vone do te paraqitet ne burimet historike, por edhe ne jeten e perditshme, ku mund te shihet edhe me etnonimin angles "Gypsy" per Romet. Me vone Romet do te sherngulin edhe nje legjende se e kane preardhjen nga Egjypti qe mund te shenohet ne shume raste. Edhe shkenca deri ne fund te shekullit XIX mendonte se Romet e kane origjinen nga Egjypti. Mirpo, ndermjet studimeve komparative filologjike u gjet dhe u vertetua se ato e kane prejardhjen nga Penxhapi (vendi i 5 lumeve). Me vone dhe shkenca historike do te zbuloje se egzodusi i tyre fillon ne shekullin e XI me diktaturen e Mahmud Gaznit ne Penxhap.

Mirpo ne fillimin e zoterise Osmane ne Ballkan ne nje rast mund te shihet se administrata Osmane ben ndallim ndermjet Romeve (ēingene) dhe Egjyptjaneve (Kiptijane). Ashtu ne 1530 do te shpallet "Kanunname-i Kibtijan-i Vilajet-i Rumeli" (Kodi i Egjyptijaneve te Vilajetit te Rumelise), kurse ne vjetin 1541 "Kanun-i ser' asker-i Liva-i Cingane" (Ligji i komandanteve te shanxhakut te Romeve) .

Ne periudhen e dobesimit te imperise Osmane ne fillimin te shekulit XIX, ne histori kane mbetur shume pune ta pazbuluara te lidhur me personen e Mehmed Aliut, dhe me emigracionet te organizuara nga ai prej Ballkanit ne Egjypt. Kjo edhe me shume, se per mbretin te fundit te dinastise te Mehed Aliut- Farukun, tregohet se ne 1931 dhe 1937 ne dy nota diplomatike deri te shtetet ballkanike ka kerkuar te kthehet populi i tij ne Egjypt .

Keto ishin disa momente etnologjike, historike dhe arkeologjike qe e mbeshtetin tezen per origjinen Egjyptijane te nje pjese te popullsise Ballkanike. Por mos harojme edhe nje fakt: Gadishulli Ballkanik dhe Mediterani Lindor me Egjyptin, prej Aleksandrit te Maqedonise ne shekullin e IV p.e.s., ndermjet imperiave Romake, Bizante dhe Osmane, deri ne fillim te shekullit XX, ose per Egjyptin deri ne shekullin XIX, 23 shekulla, ose afer 2.300 vjet, kane qene ne nje bashkesi shteto-administrativ. Kurse ne nje shtet migracionet te mbrendshme jane nje gje noramale.

Sot organizata te Egjyptjaneve kemi ne Shqiperi, Maqedoni dhe Jugoslavi me Kosoven dhe Metohin. Ndergjegja etnike eshte zgjuar dhe ne Bugari, dhe ne Greqi, mirpo deri tani ne keto shtete nuk eshte lejuar lirisht te tregohet perkatesia etnike e persovane.

Ne 26.09.1998 ne Oher, Maqedoni u mbajt Kongresi i Pare i Unionit Ballkano Egjyptjan. Ne kete Kogres si mbas diskutimeve dhe njohjet shkencore u tregua se ne Gadishullin Ballkanik jetojne mbi 1 milion banore me origjine egjyptijane. Kete veper do ta mbarojme me fjalët e një filozofi Romak te shekullit të II p.e.s., me emer Lucius Apulcius: "O Egjypt, Egjypt per historine dhe arritjet tënde do të mbeten vetëm përralla, që gjeneratave te ardhshme do t'ju jene të pabesueshme".


Tiranë, 28.01.1999



Autor : Rubin Zemon , etnolog - doktorant

 

Literaturė e shfrytėzuar

1 Giuseppe Catapano, Lashtesia e gjuhes shqipe, Shqipteret- popull i ndare, libri i pare, Peje, 1996.
2 Shiko, Prof. D-r. Rade Bo`ovi}, Kulturno-religiski obrasci na makedonskite Egip}ani, Zbornik na trudovi za etnogenezta na Egip}anite vo Makedonija (ZbTEEM), Skopje, 1996, str. 152-163; D-r. Stojan Risteski, Narodni prikazni, predanija i obi~ai kaj Egip}anite/E|upcite vo Makedonija, Ohrid, 1991; Rubin Zemon, Ishranata vo obredite i obi~ite kaj Egip}anite vo Makedonija, Etnolog br. 7-8, Skopje, 1997 godina, str. 233-240
3 Akademia e Shkencave e RPS tė Shqipėrisė, Instituti i gjuhėsisė dhe i letėrsisė, "Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe", Tiranė, 1980, 439 :
" Evgjit, / i m.sh. /ė, /ėt 1. Pjesėtar i njė grupi banorėsh tė disa quteteve tė vendit tonė e tė vendeve tė tjera tė Ballkanit, prejarrdhjen e tė cilėve populli e lidh me Egjuptin..."
4 Prof. D-r. Miodrag Kalendar Haxi Risti}, Pra{aweto za etnogenezata na Egip}anite vo Makedonija, ZbTEEM, str. 110.
5 M.K.Haxi Risti}, v.c. faqe. 112.
6 D-r. Du{an Hr. Konstantinov, Romite vo Bitola, Etnolo{ki pregled 17, Beograd 1982.
7 Pasko Kuzman, Arheolo{ki tragi za Egip}anite vo jugozapadna Makedonija, ZbEEM, 171.
8 e njejta
9 e njejta, f. 172
10 D-r. Milo{ Konstantinov, Makedonci, Maring, Skopje, 1992, str. 317.
11 Studii Romani, tom II, Dru`stvo za izsledvane na malcinstavata "Studii Romani", Izdavatelstvo "Klub '90", Sofi®, 1995, 39.
12 M.K. Haxi Risti}, v.c. 113-114.
13 e njejta f. 115.
14 Pasko Kuzman, v..c. f.174.
15 Vera Bitrakova Grozdanova, Egipetski kultovi vo Makedonija, @iva antika, tom 1-2, Skopje, 1978, 333-334;
16 Pasko Kuzman, 175.
17 Rubin Zemon, Tradicionalni zanimawa na E|upcite vo Debar, diplomska rabota, Skopje 1997.
18 Anastas Primovki, Kova~ite Agupti v grad Madan. Izvaestie na etnografskiot institut s muzei, kniga II, Izdanie na Bugarskata Akademija na Naukite,
Sofija 1955.
19 Studii Romani..., 51.
20 Grcki izvori za b'lgarskata istorija, Sofija, 1954, tom 1.
21 Gratan Pukson, Romite vo Makedonija i Vizantija, Institut za nacionalna istorija, r. XVIII br. 2, Skpje 1974; M.K. Haxi Risti}, ...119.
22 Dr. Skender Rizaj, Historia e kohes se Re, Prishtina, faqe 62.
23 M.K. Haxi Risti},... 128.




Të interesuarit lidhur me prejardhjen e Egjiptianëve në viset Ballkanike,mbusheni formularin
e mëposhtëm me shënime të plota. Është e domosdoshmeta shkruani e-mail adresen tuaj
dhe në këtë mënyrë gjatë ditëve të ardhëshme do ta keni përgjegjen.
Në pyetjet tuaja do të përgjigjet etnologu-doktorant Rubin Zemon dhe orientalistja Robertina Ashuori.


Emri
Mbiemri
Pėrkatėsia nacionale
Qyteti
Shteti
E-Mail adresa
Faqja e juaj
Shkruaje pyetjen
që ju intereson