INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE
E KOSOVËS

STATUTI

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME DHE THEMELORE

NENI 1
Iniciativa e re demokratike e Kosovës është parti politike e qytetarëve te Kosovës me origjinë egjyptase dhe
qytetarëve tjerë të cilët pranojnë programindhe statutin e saj.

NENI 2
Emri i partisë është: INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS
Shkurtesa : IRDK

NENI 3
IRDK do të vepron në Kosovë dhe në bazë të dispozitave ligjore edhe në botën e jashtme.

NENI 4
IRDK ka statusin e personit juridik,vulen dhe emblemen me pamjen e hartës së Kosovës dhe në mes si symbol tri piramida,
me mbishkrim Iniciativa e re Demokratike e Kosovës, e shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.

NENI 5
Selia e partisë është në Gjakovë.

ANËTARSIMI NË PARTI

NENI 6
IRDK është e hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës. Anëtar i partisë mund të bëhet qdo qytetar i Kosovës mbi moshën 16 vjeq,
i cili pranon Programin, Statutin e Partisë, plotëson fletëregjistrimin dhe paguan anëtarsin.

NENI 7
Anëtari i partisë ka të drejtë:
- Të merr pjesë në përcaktimin dhe zbatimin e politikës partiake në format e parapara me këtë statut.
- Të zgjedhë dhe të zgjedhet në organet e partisë.
- Të veprojë aktivisht në të, të zgjidhet në organet dhe format e organizimit të partisë
- Të kandidohet për zgjedhje në listat e partisë.

NENI 8
Përpos anëtarëve të rregulltë me të drejta dhe detyrime të plot, partia ka edhe simpatizantët dhe donatorët e saj.
Donator i partisë konsiderohet personi fizik dhe juridik që veq anetaresisë jep kontrbute,ndihma dhe mjete materiale për punën e partisë.

NENI 9
Anëtaresia në parti ndërpritet me largim vullnetar, me anëtaresim në parti ose organizatë tjeter politike ,
me shlyerje nga evidenca dhe me përjashtim nga rradhet partiake.

NENI 10
Përjashtim nga partia bëhet kur anëtari shkel Programin dhe Statutin e partisë, bënë keqpërdorimin e mjeteve materiale dhe financiare,
dhe për veprimet tjera që janë në kundërshtim me aktet juridike të partisë dhe për veprimet e pamoralshme dhe
komprimituese që dëmtojnë prestigjin e partisë.

NENI 11
Përjashtimin nga anëtarësia e bëjnë degët, nëndeget dhe organet tjera të partisë ku është anëtarësue personi.
Personi i perjashtuar nga partia ka të drejte ankese me afat deri ne 30 dite pas vendimit për përjashtim.
Ankesen në vendimin për perjashtimin e shqyrton kryesia e degës, përkatesisht në instancën e fundit këshilli drejtues i IRDK-së.

ORGANIZIMI I IRDK-së

NENI 12
Organet e përgjithshme të partisë janë:
- Kuvendi i Përgjithshëm i Partisë
- Këshilli Drejtues i Partisë
- Kryesia e Partisë
- Kryetari i Partisë

NENI 13
Organet e degës janë:
- Kuvendi,
- Këshilli drejtues,
- Kryetari dhe
- Kryesia e degës.

NENI 14
Kuvendi është organi më i lartë i partisë nëpërmjet kuvendit të përgjithshëm, partia vendos, në menyrë demokratike,
për të gjitha qeshtjet me rëndësi si përcaktimin e visë politike, zgjedhjen e udhëheqësve të lartë të partisë.

NENI 15
Kuvendi thirret nga këshilli drejtues i partisë në rrugët e zakonshme të pakten tre muaj para skadimit të mandatit të organeve të partisë dhe në rrugë të jashtëzakonshme, shumica e kualifikuar prej 1/3 së anëtarëve të këshillit drejtues ose me tepër se gjysma e degëve të partisë.

NENI 16
Kuvendi i pergjithshëm përbëhet nga 41 anëtar të të gjitha degëve të partisë.

NENI 17
Kuvendi i përgjithshëm zgjedh me vota të fshehta kryetarin e partisë.
Për zgjedhjen e Kryetarit është e kërkueshme shumica absolute e votave 20+ 1 të votave të anetarëve.

NENI 18
Kuvendi i përgjithshëm miraton programin dhe statutin e partisë. Përcakton orientimin themelor të veprimit politik.
Shqyrton dhe miraton raportin e punës të organeve të partisë. Nxjerr rezoluta, deklarata, vendime dhe akte tjera me rëndësi.
Zgjedh keshëllin drejtues si dhe shkarkimin e tij. Zgjedh komisionin për akte normative.

KËSHILLI DREJTUES

NENI 19
Këshilli drejtues është organi i drejtimit politik dhe ekzekutiv në mes të dy kuvendeve.
Numri i anëtareve te këshillit caktohet nga kuvendi i përgjithshëm.

NENI 20
Këshilli drejtues ka për detyrë :
o Shprehet mbi vijen politike të partisë dhe mbi aktet me rëndësi.
o Përgaditë dhe kujdeset për mirëvajtjen e punës të KP(Kryesisë së partisë).
o Përcakton parimet e bashkpunimit dhe të koalicioneve me partitë dhe me organizatat tjera politike.
o Zgjedh kryesinë e partisë. Zgjedh dhe emëron komisionet, këshillat dhe trupat tjerë punues për lami të ndryshme.
o Shqyrton qështjet e kuadrave dhe listat e kandidatëve të partisë. Aprovon programin electoral të partisë.
o Miraton rregulloret e punës të organeve. bën shuarjen e degëve përkatësisht nëndegëve të partisë.
o Shqyrton dhe miraton planin financiar dhe llogarinë përfundimtare te partisë.

KRYESIA E PARTISË

NENI 21
Kryesia është organ politiko-ekzekutiv i këshillit drejtues të partisë.

NENI 22
Kryesia e partisë përbehët nga 15 anetarë.
Anëtarët e kryesisë nga radhët e veta i zgjedh këshilli drejtues me vota të fshehta.

NENI 23
Kryesia nga radhët e veta zgjedh :
- Dy nënkryetarë - Sekretarin organizativ
- Sekretarin për mardhënie publike dhe
- Sekretarin e Pergjithshëm

NENI 24
Kryesia e partisë ushtron këto funkcione :
o Kujdeset për zbatimet e vendimeve te KP, të këshillit drejtues
o Kujdeset për harmonizimin e punëve të degëve
o Mbikqyr punën e departamenteve të partisë

NENI 25
Punën e kryesisë e udheheqë Kryetari i Partisë.
Nënkryetarët dhe Sekretari i përgjithshëm e zëvendësojne ne rast të mungesës.

NENI 26
Anetarët e Kryesisë për punën e tyre i përgjigjen këshillit drejtues dhe kryetarit te partisë.
Ata mund të shkarkohen nga këshilli drejtues me iniciativen e tij ose të kryetarit te partisë.

KRYETARI I PARTISË

NENI 27
o Kryetari i IRDK-së perfaqëson partinë, udhëheq punën e organeve të saj në pajtim me programin dhe statutin e partisë.
o Thirrë mbledhjet e rregullta të Kryesisë, këshillit drejtues dhe të KP.
o Propozon nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm dhe funkcionarët tjerë te partisë.
o Propozon formimin e komisioneve profesionale për kryerje të punëve.
o Zhvillon bashkëpunon dhe mban kontaktet në emër të partisë me personalitete te ndryshme të jetës politike dhe shoqërore.
o Propozon përberjen e delegacioneve dhe personave për takime me subjekte politike.
o Kryen punë të tjera të parapara me statut dhe program.

NENI 28
Kryetari për punen e tij është përgjegjës para këshillit Drejtues dhe KP.
Ai mund të shkarkohet me shumicën absolute të anëtarëve të Kuvendit të përgjithshëm.

KUSHTET E THEMELIMIT TË DEGËS JANË

NENI 29
Formimi i këshillit inicues, këshillit themelues dhe hartimi i regjistrit të anëtareve prej më së paku 21 anëtarë.

NENI 30
Kryesia e partisë në raste të caktuara kur e vlerëson të domosdoshme për mirevajtjen e punëve,
dhe kur konstaton se degët veprojnë kundër programit dhe statutit në konsultim me bashkësin e degëve merr vendim për qformimin e tyre.

KOMISIONI PËR AKTE NORMATIVE

NENI 31

Komisioni për aktet normative është organ i posaqëm i partisë që kujdeset për ligjshmërinë e punës
dhe vendimeve në të gjitha organet e partisë dhe harmonizimin e këtyre vendimeve me statut.

VEPRIMTARIA MATERIALO-FINANCIARE

NENI 32
Për veprimin e saj, partia siguron mjete materiale nga anëtaresia si dhe nga veprimtaritë afariste.

NENI 33
Shumën dhe kushtet e pagesës së anëtaresisë si dhe shfrytëzimin e tyre e përcakton kryesia me rregullore të veqantë.

NENI 34
Rezultatet financiare dhe buxheti vjetor i partisë, në shkallë vendi, shqyrtohen e miratohen në Kuvendin e përgjithshëm të partisë.

kthehu  mbrapa