Shenime të marrura nga biltenet të cilat i botoi

Shoqata e Egjiptianëve në Kosovë


Themelim i Shoqatës Egjiptiane në Kosovë

Njoftojmė opinionin kosovarė se me 21.10.1990 në Prishtinë u formua Shoqata e Egjiptianėve tė Kosovės si degė e Shoqatės Egjiptiane tė Jugosllavisė me seli nė Ohėr.
Kjo Shoqatė u themelua me qėllim tė hulumtimit tė identitetit tė kėsaj pakice kombėtare e cila jeton me shekuj nė trojet e Jugosllavisė. Ka karakter tė lėvizjes pėr identitet kobėtar duke u bazuar nė frymėn e demokracisė parlamentare dhe tė shprehjes sė lirė tė vullnetit tė popullit. Momentalisht nuk do tė ketė karakter poplitik por mė tepėr shoqėror me qėllim tė aktivizimit tė aktiviteteve shoqėrore, kulturore, ekonomike etj. tė kėsaj kombėsie nė bashkėpunim me kombet dhe kombėsit qė jetojnė nė Kosovė.
Qėllim primar ka edhe evitimin e mundėsisė pėr manipulime tė ndryshme me kėtė pakicė kombėtare qė mundė tė egzistojnė nė kėtė kohė tė ndryshimeve tė mėdha pas dominimit tė njė sistemi bolshevik me ē'rast me promovimin e lirive demokratike parlamentare shumė kombe dhe kombėsi u liruan nga njė barrė e rėndė e mosmindėsis sė shprehjes sė lirė tė mendimit demokratik, tė shprehjes sė lirė tė identitetit kombėtar, kulturor etj.

Shoqata ėshtė e hapur pėr tė gjithė pjestarėt e kombeve dhe kombėsive qė jetojnė kėtu, dhe ēdo ndihmė ėshtė e mirėseardhur. Sidomos ka nevojė pėrnjerėz tė vullnetit tė mirė pa marrė parasysh kombin apo fenė qė t'i ndihmojnė kėsaj pakice kombėtare nė hulumtimin e mėtejmė tė identitetit kombėtar, duke ndihmuar qoftė materialisht apo pėrmaes angazhimit konkret, pėrmas hulumtimeve shkencore , arkeologjike, etnologjike, kulturore e tjera. Kėtė kjo kombėsi shumė lartė di ta ēmoj dhe ta vlersoj e do tė jetė gjithmonė mirėnjohėse. Mendojmė ae ėshtė humane dhe njerzore qėedhe kjo kombėsi tė ndihmohet dhe tė aktivizohet nė jetėn demokratieke meqė edhe kjo gjerė mė tanipėrmes kombeve dhe kombėsive tjera ka dhėnė kontributin e vetė duke iu ndihmuar dhe pėrkrahur qendrimet njerzore civilizuese demokratike dhe se dėshiron qė edhe kjo mos tė ngelė prapa kėtyre proceseve.
Jemi tė vetėdishėm se nė afirmimin e kėsaj kombėsie do tė ketė mjaftė pengesa, provokime , ofendime, siē kanė patur dhe kanė kombet tjera me ēėshtjen e tyre kombėtare, mirpo koha do ta bėj tė veten dhe do tė jetė nė favor tė saj.
Ėshtė mė njerzore qė njeriu tė sillet si njeri, por ėshtė mė se e ndershme qė tė deklarohet ashtu siē e ndien veten dhe ashtu siē e njohin tė tjerėt qė tė mos kamuflohet njė kombėsi tri e katėr kombėsi tjera. Kjo nuk do tė thotė se ka diē kundėr ndonjė kombi e kombėsie, por pėrkundrazi ėshtė nė interesim edhe tė kombeve dhe kombėsive tjera qė tė pėrkrahin kėtė kombėsi dhe tė jenė tė barabartė duke ndarė tė miren dhe tė kaqen nė mėnyr tė pėrbashkėt.

Nė kėtė drejtim i lusim tė gjithė njerzit. E posaqėrisht mjetet e informimit qė tė mos nguten nė dhėnien e vlersimeve tė ndryshme paushella e tė njėanshme duke mohuar apo deskridituar kėtė kombėsi, por le t'ia lėmė shkencės dhe shkenctarėve qė ata ta dokumentojnė dhe argumentojnė tė vėrteten historike.
/ E.K


Iniciatorët e parë të cilët e themeluan
Shoqatën e Egjiptianëve të Kosovës

Elmi Sadriu
Xhemajl Mustafa
Qerim Abazi
Tafil Rexhepi
Nezir Kelmendi
Bahtir Kelmendi
Sabri Mustafa
Rahmon Miftari
Sokol Tafa
Halil Halili
Ragip Krasniqi
Shefki Osmani
Ali Sejdiu
Shemsi Kopili
Gani Ramadani
Halit Isaku
Vesel Kadrolli
Ragip Berisha
Mifail Mustafa
Haki Mustafa

Sami Ramadani
Elez Krasniqi
Arif Gara
Xhevat Shala
Ibish Bajrami
Bajram Imeri
Afrim Keraj
Avdyl Syla
Bajram Uka
Hasan Kërshi
Xhafer Murseli
Hamdi Rushiti
Faik Rrahmani
Nexhmedin Xhurakovci
Ferat Pllavci
Ibrahim Shtitarica
Gani Sejdiu
Naser Bellani
Hamit Sefedini
Hasan Hasani

 

Avdi Osmani
Shaban Rrustemaj
Nazmi Stollaku
Qamil Deliu
Agim Ramadani
Elmi Bugari
Ramadan Rexhepi
Fehmi Haliti
Rrahim Abazi
Nexhat Deliu
Fazli Sadriu
Gani Sadriu
Gani Kodrolli
Istref Shabani
Ismet Asllani
Salih Murtezi
Hazis Nimani
Enveri nga Trepça

 

 


Botėn e njoftuam se jetojmė nė trojet Ballkanike

Themelimi i Shoqatės Egjiptiane nė Maqedoni ngriti ndjenjat kombėtare te Egjiptianėt e Kosovės, tė cilėt nė vitin 1990 formuan Shoqatėn e tyre. Me formimin e Shoqatės Egjiptiane tė Kosovės nė vitin 1990, pėrveq ruajtjes sė identitetit nacional, detyrė primare ishte qė botėn ta njoftojmė se nė trojet ballkanike, Jugosllavi gjegjėsisht nė Kosovė jetojn edhe Egjiptianėt tė cilėt kėrkojn tė drejta tė barabarta me bashkėsit tjera etnike qė jetojn nė Kosovė. Kjo u arritė pėrmes publikimeve nė gazeta tė ndryshme, e mė vonė arritėm me botimin e revistės " Zėri i Egjiptianėve Jugosllavė " .

Qėshtja e egzistimit tė popullatės Egjiptiane nė trojet ballkanike u internacionalizua nė Konferencėn botėrore pėr liritė dhe tė drejtat e njeriut tė mbajtur nė Vjenė - Austri me 21.06.1993. Ishte hera e parė ku dy pėrfaqsuesit tanė, Ismail Krasniqi dhe Bislim Abazi tė autorizuar nga Asociacioni i Egjiptianėve tė Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Jugosllavisė (Shoqatės sė Egjiptianėve tė Kosovės ) lexuan referatin ku nė mes tjerash cekėn kėto pika mė tė rėndėsishme :

1. Qdo republikė qė i takon ish-Jugosllavisė, t`ua bėjnė tė mundėshme Egjiptianėve qė ata lirisht tė deklarohen duke iu shkruar nė dokumentet e regjistrimit -Egjiptian, e posaqėrisht nė Kosovė ku shumica e tyre jetojnė ;

2. Kėrkesė qė qeverit ballkanike : Shqipėria dhe Greqia ti regjistrojnė dhe publikojnė rezultatet e regjistrimit nė pikpamje nacionale nė kėto troje ;

3. Nė qdo shtet ku njė numėr i madh i Egjiptianėve jetojnė t“u garantohen tė drejtat dhe liritė e njeriut ;

4. Qdo qeverie tė shteteve ballkanike t`u bėhet me dije pėr kėtė Deklaratė dhe kėrkohet prej tyre qė ta pėrkrahin dhe respektojnė. Duhet tė formohet edhe njė Komitet special pėr liritė dhe tė drejtet e njeriut, pėr zgjedhjen e konflikteve dhe problemeve nė mėnyrė demokratike , d.m.th. me dialog ;

Kjo deklaratė do tė shpėtonte shumė nacionalitete qė janė nė rrezik tė mėrgimit total. Nėse kjo shkresė realizohet atėher kuptohet se qėllimi i kėsaj Konference botėrore patė sukses.
Pra kjo Deklaratė e lexuar hasi nė mirkuptim, dhe u pėrkrah nė mėnyrė pozit
ive - demokratike nga tė gjithė pjesėmarrėsit nė kėtė Konferencė botėrore./ E.A.A


Tė vjetrit flasin pėr traditat tona

Gjatė bisedimeve dhe takimeve nė Shoqatė shpesh ėshtė shtruar pyetja se si tė studjohen, hulumtohen dhe shėnohen traditat dhe adetet tona. Kjo mė shtyri qė njė pasdite nėntori ti bėj njė vizitė plakut 95 vjeqar Hasan Hodiqi, nga fshati Magure - komuna e Lipjanit. Pėr fat, at pasdite atė e gjeta nė odėn e tijė. Meqė nihesha mė parė, shpejt vura kontakt dhe biseda ime mori kahjen e qėllimit tė vizitės sime. Plaku nuk nguroi , mi tha troē tė gjitha pėr atė qė mbante nė mend dhe qė kishte dėgjuar prej mė tė vjetėrve.

- Biro, mos harro, mixha ta thotė kėtė, se ne jemi prej Maleshit qė i thonin edhe Misir. Me tė thėnė edhe tė vėrtetėn nuk e di se ku gjendet. Se na kaherė kemi pasė fenė islame, kurr s“kemi qenė tė thyer nė fe. Jemi kanė fukara, por tė paqt. Gjithmonė jemi marr me punė toke dhe rrogtarie. Na kanė thanė tė parėt se na paska kėrkuar mbreti i atėhershėm i Misirit, por nuk di ēka u ba e nuk na quan.
Njė moment e ndėrpreva plakun pėr tė shėnuar ato gjėra qė mė tepėr mė nevjiteshin, duke i shtruar kėtė pyetje:

- Si e ruajtėm pėrkatėsin tonė e nuk u pėrziem me tė tjerėt ?
Plaku pa u hamend shtoi :

- Po lehtė. Ne nuk u martuam biro me tė tjerėt. As nuk na dhan e as nuk muarėn prej nesh. Kur fejonim vajzat, sė pari pytshim qė ajo familja mos ka rrėnjė tė romėve. Por edhe shqiptarėve nuk ja dhashim, se e dinim qė na pėr ta ishim diqka tė tjerė.
E pėr fe, ne e dimė qė gjithmonė kemi qenė ata qė sot jemi. Kemi ngjinue Ramazanin dhe kemi festue Bajramin, edhe Shėngjergjin e kami mbajt si krye tė motmotit. Qitshim flija pėr Shmark, hajshim pėrshesh me tamel pėr ditėn e Shėngjergjit, qikat hypshin nė shelqe pėr t`i krehur flokėt dhe nė dorė qitshin pej tė kuq me kungull tė egėr, lopė i ushqejshim mė shumė se herave tjera por ju qitshim edhe disa barishta siqė janė helmetun, hudėr tė egėr etj.

- Biro , kur marojshi shpi, ne ishim fukara pėr me pre kurbana. Por prejshim sa pėr adet njė knus pėr me stėrpik me gjak temelin. Kėtė e kanė ba tė parėt, po na e bajmė edhe sot.
Kur na lindėshin fėmija, e posaqėrisht djemė, bėjshim zjafete, thirrshim kojshit, hajshim e pijshim dhe kush kishte mundėsi bante bante dajre.

Mė nė fund iu felenderova plakut pėr bisedėn e bėrė, e pėrgėzova me jetė tė gjatė e ai mu pėrgjegjė:

- Biro, mirė bėre qė erdhe , ma heke njė merzi. Pleqėt janė tė pėrmallueshėm pėr biseda. Eja edhe herave tjera, e Tye dhe tė tjerėve qė mundoheni pėr tė mirė - Zoti ju ndihmoftė.
Ky plak i urtė dhe i menēur edhe shumė e shumė gjėra mbante nė mendė dhe i kujtoheshin nga begatia e traditave tė zakoneve tona qė sot nė njė farė mėnyre kanė filluar tė zbehen, por aktivistėt e Shoqatės sonė kanė pėr detyrė tė veēantė qė ēdo herė kur t“iu jepen rastet, si nė rastin me axhen Hasan, ashtu edhe me tė tjerėt tė bisedojnė dhe tė shfrytėzojnė rastin pėr tė shėnuar dhe grumbulluar material nga thesari i traditave tona egjiptiane.
/ Q.A

Fillimi i faqes



Të jesh apo të mos jesh


Valët e jetës me shekuj na kanë bartur në përvoja të hidhura. Kemi përjetuar edhe momente gëzimi, me djersë kemi fituar kafshatën e gojës, me punë dhe mund për dikend kemi qenë tëpërbuzur. Jeta na ka sjellë momente kur ndonjëherë kemi urrejtë edhe veten, edhepse të tjerëve çdo herë jemi munduar që të mos t´ia turbullojmë ujin.
Shpesh ja kemi shtruar vetes pyetjen: Kush jemi? , nga kemi ardhur? , edhepse brez pas brezi është bartë ideja e përkatësisë dhe vendit nga jemi shpërngulur. Por kurrë nuk kemi qenë të fortë, të gatshëm e të bindur që botërisht t' ua themi të tjerëve se kush jemi. Është e papërjashtuar mundësia që ndoshta të tjerët kanë ditë më mirë për ne. Mirëpo, mosëpërfillja dhe mosëtrajtimi real i çështjes sonë, e në anën tjetër gërshetimi i interesave vatanake, na ka vu në një pozitë inferioriteti duke ne hedhur pluhur syve dhe duke na përplasur kodër pas bregu.
Jeta dhe përvoja na i qeli syt, zgjoi ndjenjen dhe motivin " çdo kush për vete " , që edhe ne të merremi dhe të punojmë hiq më shumë se për vetëvehte, sepse SOKRATI porositi......... " NJIH VETËVETEN "

Po të fillohejt nga më e thjeshta, vallë, a nuk keni rënë në situatë të kompleksuar në jetën e përditshme?! Natyrisht se po, a nuk iu ka rënë rasti të qëndroni në një tubim? A nuk iu kanë pytur se i kujt je, kendë e keni gjyshë, stërgjysh e katragjyshë, apo i cilit fis je? Po vallë, a nuk keni filluar të skuqeni para dikujtë kur ia kanë shtruar këso farë pyetje?!
Po qese më thua se nuk je skuqur, e mashtron veten e jo mua. Je skuqur or vëlla, je skuqur. Ke filluar ose t'i bishtnosh të vërtetës, ose të mos guxosh ta shiqosh në sy bashkëbiseduesin.
Po vallë or burr, aka vend për skuqje?! Natyrisht se jo, se edhe ti je njeri , Egjiptian, me prejardhje nge Misiri -

KRENOHU, SE EDHE TI NJEH VETËVETEN.
/ V.K

Fillimi i faqes


VLLEZĖRVE TANĖ EGJIPTIAN

Duhet tė pranojmė njė tė vėrtet tė hidhur o populli imė,
se ishim tė humbur e tė tretur,se na shkeli koha por edhe ne shkelėm vetė veten.
Ishim tė pėrbuzur dhe tė lėnė nė mėshirėn e kohės.
Koha kalonte e ne numronim nė vendė.
Derisa tė tjerėt punonin pėr popullin e vetė ne ju kishim zili, e fėmijėt tanė mallkonin dreqin e tė birin pėr ardhmėrin e zymtė tė tyre.

Por ēdo tė keqe i vie fundi, edhe pėr ne lindi dielli.
U hapėn dyert e ardhmėrisė ne u zgjuam nga gjumi.
U formua Shoqata Egjiptiane e cila ngrohi zemrat tona,
na i qeli sytė dhe zilinė e shėndrroi nė krenari.

O populli im, kthehuni vetėvetes.
Duani njėri tjetrin, se vetėm ashtu na ēmojnė tė tjerėt.
Po se deshte popullin tėnd nuk nuk do tė jesh i dashur nga tė tjerėt.
Pse hamendeni o njerėz tė gjakut tim?
Kthehuni nga ngroh dielli, kthehuni aty ku keni ardhmėrin tonė,
se edhe ne Egjiptianėt jetojmė nė Kosovė.

Kthehuni nė Shoqatėn Egjiptiane e cila ndriqon ardhmėrinė e juaj,se mjaftė patėm errėsirė…
M.Q

EGJIPTIAN E JO MAGJUP

Menduan tė ma ndėrrojnė emrin
tė mė quanin nuk ditėn si!..
Mė pagėzuan, por me fyerje
Mė quajtėn magjup - magjup i zi.

Ma ruajtėn identitetin pėr inat,
mė ndrydhėn e shtrydhėn pa hesapė,
nuk ndrrova ngjyrėn as emrin magjup prapė, magjupė i ngratė.

E kanė kuptuar tash vonė janė pėr e ēdo lavdatė...!
Ma ruajtėn emrin pa dashtė
Egjiptian jam,- zotėri i lashtė

Mė s' do tė mė fyen askush-magjup,
nė letėrsi kjo fyerje nuk egziston,
jemi popull me meritė nė Kosov
e duam vendin ku jetojmė.
F.S

Fillimi i faqes

FLAS SHQIP

Flas shqip me theks
por nuk jam Shqiptar
jam i zeshkėt pakė
por nuk jam as Romė

Besoj nė perendi
me besim islam jamė
e deri sot nuk e dita
se ēka jam.

Sot e pasė e dijė
se me komb jamė
Egjiptian.
F.S



 

DORA IME

Dora ime me laps tė shtrėnguar
shkruan ditėn e lumturisė
shkruan jetėn e njrėzisė
shkruan kohėn e lashtėsisė.

Dora ime pa pėrtesė
shkruan vargje pėr ēdo brezė,
shkruan prozė e poezi
shkruan edhe elegji.

Me kėtė dorė qė po shkruaj
historinė e kam shfletuar
duke punuar ditė e natė
pėr popullin tim Egjiptianė.
F.S


 



Tė Parėt Na Lanė Gjurmė Por Ne Ishim Tė " Verbėr "

Kur njeriu njė pune i pėrkushtohet me shpirt dhe zemėr, kur ajo punė ėshtė nė tė mirė tė popullit tė tijė, atėher edhe Zoti do t`i ndihmoj, do t`i sjell kuvet, do ti japė fuqi, do t'ia qonė sabrin dhe ymytin, ia qelė rrugėn dhe ja kthjellon mendjen pėr ta njohur tė vėrteten.

Fjalėt se jami me prejardhje nga Misiri nuk mjaftuan qė sė pari ta bindim vetėveten e pastaj tė tjerėt. Kjo punė kėrkoi punė dhe pėrkushtim qė mė nė fundė nė mes neshė tė mos ketė dilemė e para tė tjerėve tė dalim me fakte.

Athua do ti shkonte mendja ndojkujtė qė nė Prishtinė nė rrugėn e Proleterit gjinet Xhamia e Egjiptianėve qė ėshtė ndėr mė tė vjetrat? Kėtė nuk e ēpikėm e as nuk e ėndėrruam, por tė dhėnat na i ofruan nė Entin pėr tė ruajtjen e monumenteve kulturore. Nė popull kjo Xhami njihet si Xhamia e viqit, pėr ata qė e njohin historin e pejgamberėve ( H.Musa a.s ) dhe tė fesė, vetė emėrtimi lidhet ngusht me prejardhjen tonė.

Nė rrėnzė tė rrugės Stari Tėrgė ( Trepēė ) - Mazhid, si kėshtjellė gjysmė e rrėnuar qėndron xhamia e vjetėr qė deri vonė nuk i dihej filli. Nga tė dhėnat gojore flitet se ėshtė xhami shumė e vjetėr, ndėrsa njerzit fetar pohojnė se kjo xhami gjysmė e rrėnuar i takon periudhės tė paraosmanlinjėve. Pėrshkrimet qė gjinden nė shtyllat e gurit para xhamisė thuhet se nuk munden tė dėshifrohen. Pėr dėshifrimin e shkrimevedhe vjetėrsisi sė kėsaj xhamie tė rrėnuar u angazhuan aktivistėt nga Shoqata jonė, tė cilėt bėjnė pyetje:

- Athua, ēka mėshifet nė shkrimet e shtyllave tė kėsaj xhamie dhe cilės periudhė i takon?
- A kishte njerėz tė besimit islam nė kėto troje para ardhjes sė Turqėve dhe kush ishin ata, dhe se a ėshtė e vėrtetė se Turqit tė parėt e prun fenė islame nė Ballkan?

Njė pjesė e popullatės tė pėrkatėsisė Egjiptiane nė trojet Ballkanike nuk pranojn se u islamizuan nga Turqit, por se ata edhe para ardhjes sė tyre i takonin besimit islam. Pėr kėtė dėshmojnė vetė pjestarėt e pėrkatėsisė sonė, si dhe shkrimet e Historisė sė fesė islame. / Redaksia

Fillimi i faqes


Xhamia e Koptëve - Egjiptianëve në Prishtinë

Nė Prishtinė pėrveē 12 xhamive tjera, nė rrugėn " Proleter "qėndron e ruajtur xhamia e KOPTĖVE - EGJIPTASĖVE.
Xhamia mė e vjetėr ėshtė Xhamia e Ēarshisė ose Tash Xhamia ( Xhamia e Gurit ) , e ndėrtuar me urdhėrin e sulltan Bajazitit, menjėher pas Luftės sė Kosovės, kur filloi ndėrtimi , ndėrkaq pėrfundon mė vonė.Xhamia mė e madhe ėshtė Xhamia e Mbretit ( Fatihut ) ose Xhamia e Madhe (1461), pranė sė cilės gjendet hamami qift, poashtu nga shek. XV.

Kopti Xhamia ka minare tė shkurtėr dhe tė trashė, tė ngjashme me me minarėt e xhamive tė Egjiptit. Llogaritet se ėshtė mė e vjetėr se Xhamia e Mbretit, por mė e vonė se Xhamia e Ēarshisė. Ekziston legjenda se xhaminė e kanė ndėrtuar Egjiptasit, qė gjendeshin nė pėrbėrjen e ushtrisė turke, vetėm gjatė njė nate.
Mr. Tefik Morina
(Magjistėr shqiptarė)

Nė bazė tė kėsaj qė shkruan mė lartė shtrohet pyetja:

- Pse tė urdhėrohet ndėrtimi i Xhamisė sė Egjiptianėve (kopti-xhamia) e cila ėshtė shumė e vogėl edhe atė pėr njė natė, kur paska ekzistue Xhamia e Ēarshisė vetėm 200 m. mė largė e cila ėshtė shumė mė e madhe se kjo ?
- Pse ti urdhėroj koptėt nė pėrbėrjen e ushtrisė sė vetė tė ndėrtojnė kėtė Xhami e pse jo tė tjerėt ?
- A thua, paska pasė pjestarė tė fesė islame nė Prishtinė par ardhjes sė imperisė Osmane dhe kush ishin ata. /Q.A


Fillimi i faqes



  kthehu në faqen e parë