Nr. 16
Datë: 22.01.2001
 

BASHKËSIA NACIONALE E EGJIPTIANËVE
TË KOSOVËS
 

 


KRYETARIT TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Dr. IBRAHIM RUGOVËS

   


I nderuari zotėri Kryetar,

Kaloi njė decenje nga themelimi i Shoqatės Egjiptiane tė Kosovės. Qysh ateherė, e gjegjėsisht nė kohėn e paraqitjes sė proceve demokratike, nėn prezencėn e 200 delagatėve nga viset e ndryshme, me datėn 21.10.1990 u mbajtė Kuvendi themelus i Shoqatės sė Egjiptianėve tė Kosvės nė Prishtinė. Ishte ky moment kur pėrfaqsusit e popullatės sonė vendosėn njėzėrit qė ta shprehin dhe ta ruajnė identitetin etnik Egjiptian i cili u bartė me shekuj brez pas brezi.

Mbi themelimin e Shoqatės sonė, nė mėnyra tė ndryshme njoftuam tėrė opinionin brenda dhe jashtė Kosovės. Edhe Kryesia e Juaj ishte e njohur me kohė, por deri mė tani besoj se e kuptoi edhe mė mirė qėllimin e kėsaj lėvizje. Shfrytėzoj rastin qė pėrmes kėsaj shkrese t“ iu njoftoj me disa pika mė kryesosre tė kėsaj Lėvizje dhe me disa probleme me tė cilat u ballafaqua dhe ballafaqohet kjo Bashkėsi nacionale.

Qėllimi i formimit tė Shoqatės sonė ishte identifikimi i kėsaj Bashkėsie etnike - Egjiptiane me perardhje nga Egjipti i lashtė. Hapat e parė i filluam pėrmes kontakteve tona me puntorė shkencor, nė mėnyrė qė tė ndrigojmė etnogjenezeėn tonė nė trojet e Ballkanit. Disa prej tyre iu pėrkushtuan me seriozitet hulumtimeve ku me argumente shkencore vėrtetuan egzistimin tonė, e posaqėrishtė shkenctarėt nga Maqedonia : prof. Miodrag Haxhiristiq - doktor i etnologjisė, prof.dr. Stojan Ristevski, Rubin Zemon - etnolog i diplomuar, dr. Pasko Kuzman - arkeolog dhe Luan Dino - linguist nga Shgipėria . Takime tė shpeshta patėm me shkenctarė shqiptarė nga Kosova e posaqėrisht me prof.dr. Xhyltekin Shehu, prof.dr. Emin Pllana, dr. Fejaz Dranqolli, prof.dr. Skender Rizaj dhe prof.dr. Hakif Bajrami qė na dhanė pėrkrahje duke na premtuar se do tė publikojnė ndonjė punim shkencor. Mirėpo, kaluan dhjetė vite e nuk pamė ndonjė publikim e as ndonjė pėrkrahje pėrmes mjeteve tė informimit. Nė tė kundėrtėn mohimet gjejshin vend, por kjo nuk na humbi shpresėn, sepse edhe ndėr popujt mė tė mdhenjė ende ka kundėrshtime nė lidhje me etnogjenezėn e tyre. Edhe artikujt tonė tė dėrguara nuk gjejshin vend nė gazeta shqipe. Duke parė kėtė mospėrfillje Kryesia e Shoqatės sonė Egjiptiane tė Kosovės bėri kontakt me ish sekretarin tuaj Mehmet Kraja tė cilin e informuam gjėrė e gjatė duke e njoftuar mbi organizimin e kėsaj popullate dhe ia bėmė me dije se nuk jemi dorė e zgjatur e askujt, por qėllimi kryesor ėshtė identifikimi i kesaj Bashkėsie etnike si bashkėsi e veqantė e cila ka tipare dalluese nga bashkėsitė tjera etnike me tė cilat jeton me shekuj. Edhe me tutje patėm vėshtėrsi, por ne vazhduam punėn pavarsisht dhe botuam disa numra tė Revistės sonė.

Lėvizja e Shoqatės sonė Egjiptiane hasi nė mirėkuptim nė popullin tonė, ku nė qdo komunė formuam nga njė degė tė Shoqatės, e cila Shoqatė mė vonė u transformua nė Bashkėsi Nacionale tė Egjiptianėve tė Kosovės. Edhepse drejtimi ynė ishte apolitik, qėllim primar kishim qė ekzistencėn tonė ta internacionalizojmė dhe botės ti tregojmė se jemi kundėr manipulimit dhe njėsimit me bashkėsi tjera etnike tė cilave nė tė vėrtet nuk iu takojmė. Ishim pėr atė qė zgjidhja e qėshtjes sė Kosovės tė bėhet nė mėnyrė demokratike dhe paqėsore - me dialog , duke i respektuar tė drejtat e tė gjitha bashkėsive nacionale tė parapara sipas Konventės ndėrkombėtare mbi liritė dhe tė drejtat e njeriut.

Vala e luftės e kaploi edhe kėtė popullatė e cila nuk ishte palė nė luftė. Tė gjitha ato qė nė kohėn e fundit i pėrjetoi populli shqiptarė pjesėrisht pėrjetuam edhe ne. U ballafaquam me shumė malltretime. Tė plackitur, tė djegur, tė kidnapuar dhe tė vrarė, pjesa dėrmuse e kesaj popullate u detyrua me dhunė t“i lėshojė vatrat e tyre shekullore, e njė gjė tė tillė nuk e pritėm dhe as qė paramenduam nga grupet e ndryshme ekstreme shqiptare.

Ne si popullatė e ndershme nė Kosovė, qė me mund dhe djersė ne ball fituam kafshatėn e gojės dhe pėrmirsuam standardin tonė, kurr nuk ia deshėm tė keqen askujt. Edhe nė kohėn fundit kur kjo popullatė u sulmua dhe masovikisht u dėbua nga Kosova , ne nuk dėshiruam qe sulmit t“i kundėrvehemi me sulm. Por, pse valle tė na sulmojnė!? Pse tė shprehet mllefi nė kėtė popullatė tė pafajshme kur nuk ishte palė nė luftė!? Pse sulmet ende nuk ndalen ?

Tani ne Kosovė mbeti njė numėr i vogėl Egjiptianėsh tė cilėt jetojnė nė enkllava, pa liri qarkullimi, pa mbrojtje dhe siguri. Sipas deklaratave tė tyre qė na i ofrojnė, ata nėn presion nuk guxojnė tė shprehin identitetin e tyre etnik Egjyptiane. Ish aktivistet tanë: Avdyl Syla, Bajram Uka, Sabit Rrahmani dhe Basri Pecani - Hoxha (themelus tė Shoqatės Egjiptiane tė Kosovės), nėn presionin e Berat Qerimit , kinse "Egjiptianėt janė tė papėrshtatshėm nė Kosovė nga popullata shqiptare" , nje pjesė tė popullatės Egjiptiane e organizuan tė deklarohet me emėr lokal pa bazė shkencore - Hashkali.

E kuptoi popullatėn qė pėr tė shpėtuar jetėn , ėshtė nė gjendje tė pranoj qfardo emri tė pa bazė, por nuk i kuptoj disa intelektual, e posaçërisht demoktartin me famë botërore - Adem Demaqin,qe gjate një intervise tė tjë i pėrmendi shpesh hashkalitë të çpikur pas lufte, e kurrë nuk i ceku Egjiptianėt tė cilet u organizuan , punuan njė decenje mė parė dhe ende punojnė e jetojnė nė disa vise tė Kosovės ( në komunėn e Pejės, Gjakovės , Rahovecit) dhe nė disa vende tjera tė cilat nuk publikohen. Pra ne këtė menyrė shifet se bėhet obstrukcioni i deklarimit tė lirė, gjegjėsisht minioritetit Egjiptian që manifestohet nė rrafshin e Kosovės.

Nėse dikush e quan veten tė vuajtur, atėher duhet ta kuptoi edhe vuajtjen tonė,
e tė hidhurėn e kaluar mund ta mbulojnė veprat e mira qė na bėhen nė tė ardhmen.

Pėrkundrazi, ne disa gazeta shqipe hasėm nė mirėkuptim nė deklaratat e Juaja gjatė vizitės qė i bėt Pejės dhe Gjakoveės. Vizita dhe fjalėt e Juaja ndikuan pozitivisht qė edhe Egjiptianėt e tjerė tė frigėsuar tė marrin frymė thellė nga zemra, dhe lirisht tė deklarohen ashtu siqė u deklaruan dhjetė vite me parė - Egjiptianė.

Duke diturė se Ju jeni lider me principe demokratike, besojmė se do tė kemi pėrkrahje qė statusi ynė etnik Egjiptian tė definohet pozitivisht - i barabartė me tė gjitha bashkėsit tjera nacionale ne Kosovė, dhe do to krijoni kushte pėr kthimin e tė gjithė tė dėbuarve nga Kosova duke siguruar liri qarkullimi, mbrojtje dhe siguri tė plotė.

Me shpresë se do të na mundësoni një takim të afërt,
pranoni përshendetjet tona