|
Duke u bazuar në
qëllimin e publikimit të kësaj faqe në rrjetin e internetit,
e pamë të arsyeshme ti bëjmë një vizitë
pjestarëve të komunitetit tonë egjiptian në republikën
e Nord Vestfalen ku shumica e tyre jetojnë. Përmes kësaj
vizite arritëm që të njifemi me hallet, problemet dhe aktivitetet
e këtij grupi etnik në qytetin e Gelsenkirchenit. Mirëpo
shkaku që na befasoi pozitivisht është se nuk patëm
nevoj ti vizitojmë individualisht por arritëm që këta
njerëz ti gjejmë të bashkuar në një lokal, në
muret e të cilit shënonte emri NEFRETA dhe disa piramida të
vizatuara. Ky lokal ishte i hapur që nga Nëntori i vitit 2001
me inciativën e marrur nga Unioni Ballkanik i Egjiptianëve në
Evropën Perendimore, ku kryetar i këtij lokali është
këngëtari i njohur i popullit tonë LUMI, i cili qysh prej
fillimit të kësaj lëvizje u tregua aktivistë dhe patriot
i dalluar.
Njeriu
i cili nuk e don popullin e vetë dhe nuk punon për të,
atëher nuk do të jetë i dashur as nga popujt e tjerë
dhe do të njifet si tradhtarë -
pra
ky është realitet të cilin duhet ta pranojmë.
Këto ishin fjalët e para të M.SH. Lumit që i tha gjatë
intervistës sonë.
Redaksia
- Pse lokalit tuaj
ia dhatë emrin Nefretita.
Lumi - Duke e ditur se Nefretita apo
si e quajmë ne Nefreta, ishte një ndër princezat më
të bukura të Egjiptit dhe shkaku se ne jemi kranar se jemi me
prejardhje nga ky vendë, atëher vendosëm që lokali
ynë të quhet Nefreta.
Redaksia - Në lokalin tuaj a
takohen vetëm pjestarët e komunitetit Egjiptian apo edhe të
tjerë.
Lumi - Po, qëllimi i hapjes së
lokalit tonë është që ne të kemi një vendë
ku të takohemi dhe të bisedojmë pa i penguar të tjerët,por
të mirseardhur janë edhe pjestarët e popujve tjerë
e sidomos pjestarët e popullit tonë të cilë dëshirojnë
të quhen me emrin Hashkali.
Redaksia - Si e shpjegoni ju këtë
ndarje në popullë, ku disa quhen Egjiptian dhe disa të
tjerë Hashkali ?
Lumi - Po gjatë bisedave
me intelektualë tonë dhe të popujve tjerë kemi ardhë
në përfundim se në bazë të shënimeve të
hulumtuara komunitetin tonë e lidhë prejardhja nga Egjipti i
lashtë ku për këtë temë mundë të flasin
njerzit konpetent për këtë drejtim siq janë etnologët,
arkeologët, historinët etj.
Redaksia - Por sa bazohet populli
ynë në fjalë dhe shenime të këtyre njerzëve
që e mirren me prejardhjen e popujve ?
Lumi - Është e vërtetë
se disa nga pjestarët e popullit tonë nuk bazohen në këto
të dhëna dhe ky është shkaku i ndarjes së popullit
ku disa thonë "ne jemi hashkali dhe nuk na intereson prejardhja
e jonë se si jemi ardhë në vendet ballkanike".
Për mendimin
tim tani në kohën demokratike ne mundë ta quajmë veten
ashtu si dëshirojmë, por duhet ta argumentojm dhe prapë
e ceku se këtë mundë ta argumentojn disa etnolog të
cilët janë duke punuar me vite të tëra në këtë
dretim.
Redaksia - Si mendoni se këta etnolog mundë ta argumentojnë
prejardhjen tonë ?
Lumi - Së pari mendoj se etnologët
dhe të gjithë ata të cilët e demantojnë prejardhjen
tonë nga Egjipti, le hynë në konfrontim shkencor me ata
etnolog dhe intelektual tjerë që e mbrojnë këtë
temë, duke e ditur se për shumë popuj jepen vetëm
sypozime në lidhje me prejardhjen e tyre.
Redaksia - Qka mendoni sa do të
kemi sukses që të njifeni si minoritet me prejardhje Egjiptiane
në Kosovë, në vendet tjera të Jugosllavisë, Maqedoni,
Shqipëri dhe në ato vende ku kërkojm pranim nacional ?
Lumi - Unë mendoj se sa i përket
prejardhjes së popujve, disa popuj ende kanë demantime shkencore
në lidhje me prejardhjen e tyre edhe pse prejardhje ae tyre njifet
ndoshta me shekuj, pra kjo nuk është një punë e cila
nuk kryhet sot për nesër por duhet kohë dhe pëkushtim
më të madh në këtë drejtim. Por rëndësi
të madhe ka edhe fakti se shumica janë duke e ngatrruar politikën
me shkencë, qka është edhe kah e frigon popullin shumë
në deklarim të lirë.
Redaksia - Qka është temë
e bisedimeve tuaja në lokal ?
Lumi - Temë aktuale e bisedave
tone është ardhmëria jonë, njohja e jonë si minoritet,
dhe problemet sociale me të cilat ballafaqohet populli ynë në
vendlindje - ndihmat humanitare.
Redaksia - A keni dërguar
ndihme humanitare popullit Egjiptian në vendëlindje ?
Lumi - Po, ndihma dërguam disa
herë e posaqërisht refugjatëve tanë jashtë Kosovës
dhe atë mundë ta dokumentojmë.
Redaksia - Qka është mesazhi
juaj për popullin tonë ?
Lumi - I lutemi intelektualëve
tanë që të bashkohen dhe të punojnë më tepër
për ne, që të njifemi edhe ne si minoritet me të gjitha
të drejtat e barabarta sikurse popujt tjerë me të cilët
jetojmë.
Pra lexues të nderuar
kjo ishte një intervistë e shkurtër të cilën
e bëmë me M.Sh. Lumin i cili në këtë lokal kishte
edhe studion
" Zëri " dhe u jepte mundësi talentëve tanë
të muzikës të bënin inqizime të audio kasetave.
Në të ardhmen do të mundohemi të kemi prapë intervista
të tilla ku do të keni mundësi të njifeni më
shumë me këtë minoritet .
E.A
|
|