SHPËRNGULJET E POPULLSIVE
DHE
" PASAPORTA "
E TYRE ETNIKE

 

Historia e popujve te botės ėshtė histori luftrash e pėrpjekjesh tė pareshtura pėr liri, pavarėsi e pėrparim shoqėror. Ajo tregon se popujt e vendeve tė ndryshme janė coptuar ose asimiluar nė shkallė te ndryshme. Ajo tregon se, nė rrjedhė tė shekujve, grupe tė mėdha nga popuj tė ndryshėm kanė braktisur atdheun e tyre pėr njė jetė mė tė mirė, ose pėr tė mos rėnė nėn sundimin e pushtuesit. Pėr kėtė arsye sot nuk mund tė gjendet njė komb i pastėr, i papėrzier me njerėz tė tjerė: as nė kontinentin amerikan, ku shihet pėrzierja, kryqėzimi dhe bashkėjetesa e kombėsive dhe racave njerezore, as nė Afrikė e Australi apo Azi, kurse nė Europėn plakė kryqėzimet dhe pėrzierjet vijnė qė nga antikiteti.


Grupet e ndryshme shoqėrore, kudo qė kane shkuar e kudo qė kanė ngritur "folenė" e tyre, kanė marrė me vete "pasaportėn" e identitetit tė tyre etnik, "pasaportė" qė ėshtė ruajtur nė shekuj nė gjuhė ose nė kulturėn e tyre, qoftė edhe nė njė fjalė tė vetme. Le tė sjellim disa shembuj tė tillė: Ebrejtė, tė shpėrngulur nga Izraeli nė shek.11 para erės sė re si dhe mė vonė, pas luftes se viti 69 tė erės sė re kundėr Romės, e humbėn gjuhėn e tyre, ibriten, edhe sot "mė shume se 13 milion flasin nė gjuhė tė ndryshme tė familjes indoeuropiane;... grupe tė veēanta ebrejsh, kryesisht nė vendet e Ulta, Greqi dhe Turqi, te vajtur atje nga Spanja, pjesėrisht kanė ruajtur ende gjuhėn spanjolle, megjithatė masa kryesore e ebrejve kaluan nė gjuhėn e popujve, qe i rrethonin: angleze, gjermane, franceze, spanjolle, ruse, polake, ukrainase, persiane etj.1) "Megjithatė, ata i shoqėronte kudo pasaporta etnike "ebrej","Izraelit", qė do tė thotė banor i vendit me emrin IZRAEL. Teritorin e tyre etnik fillestar e kanė humbur edhe grupe banorėsh tė krahinės sė VLLAHISĖ, e cila u dha atyre pasaportėn etnike: vllah, arumun. Fjala "arberesh" dhe "ARVANIT" lidhen me grupe te caktuara nga asnjė vend tjetėr veē nga ARBERIA, kur pas vdekjes sė Skenderbeut, masa tė tėra braktisėn atdheun e tyre pėr tė mos rėnė nėn sundimin e turqve. Fjala"arberesh" dhe fjala "arvanir jan "pasaportė" etnike qė ua dha ATDHEU i tyre.
Nje shembull tjetėr i humbjes sė teritorit fillestar etnik mund tė shėrbejnė romėt pasardhėsit e emigrantėve nga India Veriore, te cilėt"nė shekullin e katėrmbėdhjetė arritėn ne EUROPĖ permes ASISĖ sė Vogėl nė Gadishullin e Ballkanit dhe pėrmes Afrikės Veriore kaluan nė Spanjė".2) Shembuj tė tjerė tė ngjajshėm historia sjell nė ēdo kohe, por n do te ndalemi gjeresisht tek grupi shoqėror qė nė Shqipėri njihet me emrin "EVGJIT"

Nė gjuhën shqipe deri mė sot nuk ka asnjė vepėr tė plotė ose punim te veēantė me objekt studimi prejardhjen etnike, kulturen, mėnyrėn e jetės, gjuhen e zakonet etj. tė ketij grupi shoqėror. Heshtja dhe qėndrimi indiferent rreth tij, si edhe koha shumė e lashtė e shtegtimit nga territori etnik fillestar, kanė sjellė mjaft pėshtjellime dhe mendime kontradiktore rreth kėtij grupi, nė mėnyre tė veēantė rreth prejardhjes sė tyre. Vetėm nė disa punime dhe nė mėnyrė anėsore hidhet dritė nga autorė tė ndryshėm pėr, origjinėn, profesionet, karakteristikat e kėtij grupi shoqėror. Nga njė krahasim i tyre rreth ēėshtjes kryesore mbi origjinėn, prejardhjen e kohės sė shpėrnguljes, del se autorėt herė paraqiten tė njė mendimi, herė kanė mendime tė ndryshme, siē do fi shohim mė poshtė nė kėtė punim. Ne do t'u japim njė buzeqeshje gjithė atyre mendimeve qe evgjitėt i paraqitin me prejardhje nga India Veriore, si njė shtresė mė e lashtė e romėve, e shpėrngulur nė kohė mė lashtė. Historia nuk njeh njė rast tė tillė dhe nuk ka asnjė bazė, qėndrimet subjektive dėmtojnë te vėrtetėn historike.

Grupi shoqėror i egjiptianėve tė Shqiperisė, njė ndėr grupet mė tė mėdha shoqėrore, ėshtė emėrtuar dhe thirret me kėta emra: evgjit, jevg, magjyp dhe firaun, tė cilėt, nė shqiptimin e pėrditshem shoqėrohen me njė ngarkesė emocionale tejet pėrbuzese, si njė grup i njė"race inferiore", 3) Lind me tė drejte pyetja: Ē'kuptim kanė keto emėrtime? Me cilin teritor etnik lidhen ato? A ka lidhje midis vetė kėtyre emėrtimeve? Cila ėshtė shtrirja gjeografike e pėrdorimit te tyre?

Pėrgjigjen e kėtyre pyetjeve e japipn dijetarėt mė tė mėdhenj tė kulturės dhe shkencės Shqiptare nė veprat e tyre. Ne do t'i renditim ato me radhė: Enciklopedisti i madhė shqiptar SAMI FRASHERI shkruan nė veprėn e tij pėr Afrikėn: Anėt e ndahen nė tri: 1 . Anėt e botės, qė atje ėshtė Evgjitėria (Misiri) edhe Berberia.4) Banorėt e kėtij vendi i ai i quan evgjitė: "... kėshtu kanė lindur shkronjat e persėve (axhemėvet) te vjetėr, tė israilinjėt, tė syrianevėt, tė arabevėt, tė evgjitėvet (tė egjiptianėve) edhe me tė vjetra tė Hindit e tė Ēinjt"5) Dhe mė tej ai shprehet: "Pėrpara shkruarja ka dale nd'Asi e nd'Afrikė. Po ato tė shkruarat e asaj kohe s' ngjajnė me gjekafshė, pėr tė shkruarė njė zė, beninė fytyrėn e njė gjėje tė gjallė e tė njė gjėje tjetėr. Kėshtu janė shkronjėzat e evgjiteve tė vjetėr (tė kyptinjet) e tė tjera."6)

Sami Frashėri ėshtė njė njohės i thellė i popujve tė Ballkanit dhe i grupeve tė ndryshme shoqėrore. Duke pėrshkruar popullsinė e ēdo vendi ballkanik, ai tregon se nė to banojnė edhe v1lehė, judhenjė, cergėtarė dhe evgjitė. Autor i veprės "Kamus ul- Alam" vėrteton se nė Shqipėri7). Rumani,8) Turqi Europiane9) e Sėrbi10) ka, ku mė shumė e ku mė pak, evgjitė. Siē shihet, pėr dijetarin e madh Sami Frashėri evgjitėt vijnë nga shteti i lashtė i Egjiptit, tė cilin ai e emėrton EVGJITERI (MISIR). Dy dijetarėt e rnėdhenj tė gjuhes shqipe Prof. Dr. Aleksander Xhuvani dhe Eqrem Qabej shpjegojnė formimin e fjalės Magjyp nė gjuhėn shqipe: "parashtesa ma- i ėshtė ngjitur temės Aogjyptius, greqishte e re dhe ėshtė pėrftuar fjala magjyp. Nė fjalorin e Gjuhės se Sotme Shqipe12) lexuesi gjen kėtė shpjegim pėr fjalėn evgjit: "Pjestar i nje grupi banoresh te disa qyteteve te vendit tonė e tė vendeve tė tjera tė Ballkanit, prejardhjen e tė cilėve popull i e lidh me Egiptin"13 Siē shihet, edhe nė mendimin shkencor, edhe nė ndėrgjegjėn e popullit, fjala evgjit lidhet me Egjiptin. A nuk ėshtė emėrtimi evgjit dhe magjyp njė "pasaportė" etnikė fillestarė qė atdheu i tyre i parė ua dha njerėzve tė tij kur i nisi nė shtegtimet e hershme nėpėr rrugėt e Ballkanit?! Emėrtimi "evgjit" ka perdorim tė gjėrė nė Shqipėrinė jugore, kurse emėrtimi "magjyp" ne Shqipėrinė veriore. Ka edhe njė emėrtim tjetėr nė jugė: firaun, tė cilėn Fjalori e sqaron me kėtė pėrkufizim: njeri i keq, shpirtkasmė, i djallėzuar e i pabesė.14) Por ky ėshtė njė kuptim dytėsor i fjalės, kuptim figurativ. Cili ėshtė kuptimi i parė i kėsaj fjale? Si shpjegohet prejardhja e saj?

Nė tė vėrtete me kėtė emėrtim ėshtė treguar me njė ndjenjė pėrbuzjeje pjestari i grupit tė evgjitėve. Kjo fjalė ėshtė nė vetvete emri Faraon, i cili nė rrjedhe tė shekujve ka pėsuar ndryshime fonetike: nga Faraon nė Firaun. Emėrtimi Jevg ėqė gjen njė shtrirje pėrdorimi nė Shqipėrinė e Mesme, ėshtė njė pseudoforme, qė rrjedh nga plurali evgjitė me theks nė rrokjen e parė dhe me rėnie tė zanores fundore -e. Pluralit evgjit iu shtua njė j- dhe u pėrftua forma e "jevgjit" (krahaso: i ati = i jati, e ėma = e jėma). Nga plurali u kalua nė njė sin- gular sipas analogjisė jevgjit: jevg (krahaso: murgjit : murg, peshqit : peshk, turqit : turk).

Cilat janė mendimet e studjuesve tė tjerė, historianė e antropologė shqiptarė pėr kėtė grup shoqėror?

1. Nė veprėn "Esnafet shqiptarė", duke cituar studjuesin e mirėnjohur Faik Konica, autori flet pėr formimin e qyteteve shqiptare nė mesjetė dhe shkruan se "pėrveē komuniteteve jomuhamedane, ishin edhe grype e jevgjve(ciganėt) tė ndarė ne dy kategori: arixhinj endacake apo gabele me origjinė nga India (krahina e Harixhase, shteti i Katjavarit), dhe jevgjit joshetitės (magjypet) me origjinė nga Egjypti e Sudani, banues, zakonisht, te periferive te qyteteve.15)

2. Ne vepren "Raca shqiptare -studim anthropologjik e historik", e gjejmė kėtė shtjellim: "Evgjitėt e gabelėt janė pjestarė tė racės indide. Te parėt thirren edhe magjypė ose jevgj. Duket se si nė tė gjithė Ballkanin, ashtu nė Shqipėri janė shpėrndarė me anėn e turqve. Nuk kalojnė jetė nomade, por janė vendosur nėpėr qytete tė ndryshme ku zakonisht banojnė nė lagje te veēantė tė ndarė nga popullsia arbėreshe-.16)

3. Ne revistėn shkencore "Studime historike" autori Andrea Nathanaili citon Vepren e studjuesit grek Kosta E.Biri "Romėt dhe evgjitėt- -Etnografia dhe historia e ciganėve" dhe nė shenimin e tij me nr.25 shkruan: "egjyptas ne origjinal, -shqip evgjitė jane ardhur nga Egjipti, kurse ciganėt (arixhinjtė) kanė origjinė indiane'.17)

4. Ne librin e tij "Vite tė vegjelisė" autori shkruan: "... Ata nuk janė me origjinė egjiptiane, por indiane. Me grupe tė mėdha qė nė kohėn e Xhengis Khanit, por edhe mė parė, ata kanė emigruar drejt Perendimit.18) Me tej ai shkruan: "Sipas njė historiani francez, fjala evgjit nuk vjen nga Egjipti, por nga greqishtja "Iftes" qė si duket mund tė jetė e lidhur me njė lokalitet nė Poloponez... Ne nė Gjirokastėr i quajmė "QIFTO" .19) Dhe nė njė nga fjalimet e tij "Sa mė pėlqen tė shetit nė keto rrugė" ai shprehet: "... Por kur themi qė kanė ardhur nga India Veriperendimore, tė kuptohemi: ėshtė fjala pėr kėtu e 1500 vjet apo 1600 vjet pėrpara, pra nė kohė tė lashta."2O Nga sa u parashtrua mė lart, del se ka njė farė pėshtjellimi nė pėrdorimin e emėrtimeve pėr grupin shoqėror te evgjitėve. Ndersa tek Sami Frashėri, Jakov Milja, Andrea Nathanaili, Kosta E. Biri pėrdoren emėrtimet evgjit, jevg, rnagjyp si sinonime midis tyre, tek vepra "Esnafėt shqiptarė" emėrtimi jevgj pėrdoret si sinonim i emėrtimit cigan, dhe kjo fjalė ėshte pėrdorur si sinonim i emėrtirneve arixhi dhe gabel. KY ĖSHTĖ NJĖ PERDORIM I GABUAR SEPSE NUK NJIHET KUPTIMI I SAJ! Siē u shpjegua mė lart, kjo fjalė ėshtė sinonimi i fjalės evgjit. Pėrdorimi i gabuar i saj vėrehet edhe sot nė jetėn e pėrditshme nga ana e popullsisė arbėreshe (shqiptare). Kurse pėr grupin shoqėror me origjinė indiane janė pėrdorur kėto emėrtime: cigan, arixhi, gabel, rom.

Per origjinėn egjiptiane tė evgjitėve shprehen autorėt: Sami Frashėri, Faik Konica, Prof. Dr. Aleksander Xhuvani e Eqrem Qabej, Kosat E. Biri, si dhe Akademia e Shkencave nė Fjalorin e vitit 1980 dhe 1984, duke u mbėshtetur nė mendimin popullor. Pėr origjinėn indiane shprehet Enver Hoxha.

Dy janė shtrembėrimet shkencore qė vėrehen nė thėniet e tij:
a) Gjuhėsore: sipas tij, fjala evgjit nuk ardhka nga Egjipti, por nga greqishtja "Iftos";
b) Historike: sipas tij, evgjitėt kanė origjinė indiane. Por a nuk u tha mė lart se emėrtimi magjyp ka ardhur nga emri Egjypt, i cili nė gjuhėn latine ėshtė Aegyptius dhe nė gjuhėn greke. A thua se Enver Hoxha korigjon dijetarėt e mdhenj tė gjuhės shqipe? Vetė fjala "Iftos", ashtu si gjirokastriēja "qifto", njė shqiptim i sė parės, reflektojnė pikėrisht emrin Egjipt nė shqiptimin e gjuhės greke, dhe jo njė lokalitet nė Peloponez. Ai ėshtė kontradiktor nė thėniet e tij nė pėrcaktimin e kohės sė shpėrnguljes sė evgjitėve: herė pohon pėr kohen e Xhengis Khanit, herė pėr njė kohė mė tė lashtė, kėtu e 1500 apo 1600 vjet pėrpara. Kujt duhet fi besojmė? Por njė buzėqeshje kėtyre thėnieve amatoreske, politizuese dhe le tė kalojmė mė tej.

Tė dhėnat e studjuesve tė lartpėrmendur tregojnė se evgjitėt banojnė vetėm nė vendet ballkanike prej shekujsh, dhe janė njė popullėsi qytetare, nė lagje tė veēnta. Burrat janė marrė me zanate tė tilla si: teneqepunues, farkatarė, muzikantė, si dhe kanė sherbyer si forcė e lirė pune: gratė dhe vajzat, tė lėna pa shkollė, punonin shpesh nė shtepitė e qytetarėve duke bėrė tė gjitha punėt e shtepisė: lanin, fshinin, gatuanin, rritnin femijėt dhe, pėr tė gjitha kėto, kishin fituar respekt tė madh si gra tė pastra, tė urta, punėtore dhe te ndershme. Familjet mė tė pasura tė qyteteve pajtonin nė shtepitė e tyre gra tė tilla dhe ishin krijuar rnarrdhėnie tė ngushta respekti midis familjeve.

Nė rrjedhė tė shekujve, evgjitėt ishin integruar nė shoqerinė qytetare shqiptare.

Ndryshe ka qenė jeta e romėve, ose siē njihen mė shumė me emrin arixhinj, tė cilėt kanė bėrė jetė endacake, brenda taborit tė tyre, banonin nė ēadra, dhe janė marrė me shitje kuajsh, shportash, sitash e shoshash. Ata dallohen si njė grup i mėvetėsishem etnik, sepse pėrdorin edhe sot e kėsaj dite gjuhėn e tyre. Romėt janė tė shpėndarė nė gjithė Europėn nė shekullin XIV, ndersa koha e shpernguljes sė evgjitėve i takon shekujve tė parė tė erės sė re. Pėr kėtė duhen studime dokumentash dhe tė vilet literatura pėrkatėse nė vendet e ndryshme tė Europės, si dhe tė kėrkohet e tė sigurohet bashkėpunim i ngushtė me historianė tė institucioneve shkencore tė EGJIPTIT!

Luan Dino
Organizata politike pėr barazi , dinjitet, drejtėsi,
Dega TIRANĖ - SHQIPĖRI


Literaturë e shfrytëzuar

1) Ēeboksarov N.N., Ēeboksarova I.A. "Popujt, racat, kulturat" Moske, 1971, fq.19.
2) Ēeboksarov N.N., Ēeboksarova I.A. "Popujt, racat, kulturat" Moske, 1971, fq.20.
3) Pėr kėtė ēėshtje do tė sjellim dokumente e shkrime tė tjera.
4,5,6) Frashėri Sami, Vepra 1, fq.252, fq,241 , fq.243, Tiranė, 1988.
7,8,9,10) Frashėri, S. Vepėr e ēituar fq.407, 409, 411, 421.
11) Qabej Eqrem "Studime gjuhesore" III fq. 165, Prishtinė 1976
12,13,14) Akademia e Shkencave: FGJSSH, fq.439 dhe 474, Tiranė 1980.
15) Shkodra Zija: "Esnafet shqiptarė", Tiranė, 1973, fq.52
16) Milaj Jakov: "Raca shqiptare..." Tiranė, 1944, fq.127.
17) Nathanaili Andrea, "St. historike" Nr.2-1975, fq.
18, 19) Hoxha Enver "Vite tė vegjėlis" Tiranė, 1983, fq291.
20) Hoxha Enver "Vepra 64", fq.