FESTIMI I 10-VJETORIT TE DITES SE THEMELIMIT |
||||||
Shoqata e Egjyptianëve kosovarë në Konstanz të Gjermanisë , falë angazhimit të Kryetarit të sajë z. Milazim Aliaj, Nënkryetarit Ekrem Abazi, Sekretarit Jahir Zymberaj,
Kurse, tani mungoi prezenca e disa bashkekombasëve tanë , aktivista të dalluar , të cilët deomos ka qenë dashur të jenë prezent, jo për hater të Kryetarit dhe antarëve të tjerë të Kryesisë , Moderator i këtij Kremtimi ishte Ekrem Abazi, i cili hapi Festën me këto fjalë: |
||||||
Të nderuara motra dhe vëllezër Egjiptianë, Unë Ekrem Abazi – nënkryetar i Sh. E. të Kosovës KLEOPATRA me seli në Konstanz , |
foto. Ekrem Abazi |
|||||
- Lidhja e Egjiptianëve të Kosovës në Zvicer dhe në bashkpunim me Degët e partive politike të Egjiptianëve të Kosovës IRDK-së në Zvicer dhe Gjermani, Për kremtimin e këtij Dhjetëvjetori falenderojmë Sponzorët që ndihmuan financiarisht në organizimin e këtij Koncerti, e këta janë: - Bajram Imeraj, Kryetar i LEK-ut në Zvicer - Njëherit falenderojm këngetarët me grupin muzikor, dhe Kamermanin : Studio “Ferdi”. |
||||||
R A P O R T MBI PUNET E KRYERA DHE REZULTATET E ARRITURA GJATE NJE DEKADE Zonja dhe zotrinjë, Motra dhe vëllezër Egjyptianë, si dhe mysafirë të nderuar, Mirë se erdhët në kremtimin e DHJETVJETORIT të themelimit të Shoqatës sonë Egjyptiane kosovare „KLEOPATRA“ me seli në Konstanz të Gjermanisë. Para se të fillojmë me punën tonë, luteni që të ngriteni të gjithë në këmbë, dhe me një minut heshtje të perkujtojmë figurat e larta të historisë sonë kombëtare Egjyptiane dhe patriotët e dalluar,të cilët sot nuk gjinden në mesin tonë : të ndjerin Arif Garen, të ndjerin Rrahman Miftarin dhe të ndjerin Mujë Qakollin, që dhanë kontribut të madh Lëvizjes sonë Egjyptiane të Kosovës, dhe antarin e Kryesisë sonë të ndjerin Tush Asllanin (bacen Tush) që sot vendi i tyre mbeti i zbrazur në mesin e shokëve tanë. |
foto. Skender Imeri dhe Milazim Aliaj |
|||||
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të antarëve të Kryesisë sonë përzemërsisht të ju përshendes dhe të ju uroj mirëseardhje. Përshendes zotriun SADEDIN DELIUN, Kryetarin e BNE „Piramida“ nga Austrija, të njohur në lëvizjen Egjyptiane me pseudonim – PATRIOTI. Para se të kalojmë në punën e Shoqatës sonë në këtë periudhë dhjetvjeçare, ku do të përpiqem të jem sa më i shkurt. Me mbarimin e luftës dhe ndërhyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, vuajtjet dhe mundimet e popullatës sonë Egjyptiane nuk u ndalen por u shtuan, kështu që pjesa e madhe e popullatës sonë u detyruan t´i braktisin votrat e tyre dhe ta marrin botën në sy, vetëm e vetëm ta shpetojnë jetën e tyre. Në këtë rrugë të veshtirë dhe të pa fund gjindeshin gra, femijë, të rinjë dhe pleqë të moshuar. Gjatë rrugëtimit kishte raste sëmundjeje dhe vdekjeje, ku të vdekurit familja i varroste në skaje të rrugës pa kurrfar ceremonije fetare, pastaj, vazhdojshin rrugen së bashku me të tjerët. Kështu që këta të ikur arritën në Mal të Zi, Maqedoni dhe Serbi, e pastaj një pjesë e tyre vazhduan për në shtetet e perendimit. Me 9 janar të vitit 2000, prap në koordinim me Shoqatën Egjyptiane Jugosllave të Albstadt-Ebingen, antarët e Shoqatës sonë dhanë një kontribut të madh në Tubimin e organizuar nga Shoqata për popujt e rrezikuar në Gottingen të Gjermanisë, ku zëri jonë bëri jehonë të madhe në afirmimin e çështjes sonë kombëtare dhe thyerjen e një etikete të keqe për popullin tonë nga qarqet e caktuara si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës dhe diasporës. Po në fillim të vitit 2000, Shoqata jonë luajti një rol të madh në formimin e BNEK në diasporë, ku me veprimtaret e Shoqatës dha një kontribut të madh në punën e Bashkësisë në mënyren e organizimit dhe veprimit në diasporë në favor të popullit tonë. Kështu që, për shkak të gjendjes së vështirë që mbretëronte atëhere, ne morrem aksione të ndryshme duke informuar institucionet e ndryshme gjermane mbi gjendjen e veshtirë të të ikurve tanë jashtë Kosovës, i lutem që ta ndihmojn e popullin tonë të ikur në të gjitha format e mundura, si ato financiare, poashtu edhe në ofrimin e mbrojtjes dhe ndihmës për të gjithë ata njerëz tanë që kerkojshin strehim të përkohshëm, ku edhe kishim rezultate të kenaqura në mbrojtjen e Azyl kerkusve si në Gjermani, ashtu edhe në Suedi, Norvegji etj. Në vitin 2001, Shoqata jonë në veqanti veqon dhe dallon bashkëpunimin me institucionet dhe partit politike të Konstanzit të Gjermanisë pa marrë parasysh se cilit krah i takonin si dhe me një bashkepunim të mirëfillt me Shoqatat e Egjyptiane kosovarë që gjinden në Gjermani, posaqërisht Shoqatën Egjyptiane në Albstadt-Ebingen, si dhe me Shoqatën e LEK-ut dhe Partin Egjyptiane Kosovare IRDK në Zvicër. Gjithashtu bashkëpunim të ngushtë kemi edhe me Kryesin e Shoqatës Egjyptiane „Nefreta“ të Shqiperisë, gjegjesisht me Nënkryetarin e UNIONIT BALLKANO-EGJYPTIAN, zotëriun Behar Sadikun , kërkesave të të cilit iu përgjegjem në shumë mënyra. Poashtu, të gjithë antarët e Shoqatës sonë iu përgjegjen thirrjes për ndihmë që organizoi patrioti i dalluar dhe veprimtari i pavarur Egjyptiano kosovar, Qerim Abazi, për të ndihmue shpenzimet e z. RUBIN ZEMON, Kryetar i Unionit Ballkano – Egjyptian, nga Ohri, për të doktorue në lidhje me përardhjen e Egjyptianëve në Ballkan, në Akademin e Arteve dhe Shkencës në Sofje të Bullgarisë, me
ç´ rast zotriu RUBIN ZEMON , mbrojti temën me sukses dhe mori titullin Doktor i shkencës së Etnologjisë.
Zonja dhe zotrinjë, ju informojmë se prej themelimit e deri më sot, Kryesia jonë rregullisht është takuar me Kryesinë e Partisë Egjyptiane IRDK-së dhe me Kryesinë e Shoqatës Egjyptiane në Kosovë duke u takuar dhe debatuar me ish Zav. Ministrin tonë te Egjyptianëve kosovarë, z. Ibish Bajramin, Deputetin tonë dhe Kryetarin e Partisë Egjyptiane të IRDKsë , z. Xhevdet Neziraj, me ish Deputetin tonë Egjyptian, z. Bislim Hotin dhe Zavendës Kryetarin e Komunës së Istogut ,në emër të Egjyptianëve, z. Fazli Stollaj, edhe me Kryetarin e Degës së IRDK-së Egjyptiane, z. Skender Marollin, ku kemi debatuar mbi problemet tona që na rëndojnë. Shumë të respektuara zonja dhe zotrinjë, Synimi ynë në të ardhmen është gjithëherë prioritet NGRITJA E VETEDIJES KOMBETARE pa marrë parasysh se ku gjendet popullata jonë, si në Kosovë, ashtu edhe në Dijasporë. Në fund ju falënderoj për mirëkuptim dhe pjesëmarrje në këtë DHJETEVJETOR, që është i joni dhe i juaji. |
||||||
( Kryesia e Shoqatës sonë pregaditi edhe Mirënjohje të tjera për veprimtarët tonë Egjiptianë, prezenca e të cilëve mungoi.)
|
||||||
I nderuari zotëri Kryetar, Të nderuar antarë të Kryesisë së kësaj Shoqate, Me rastin e festimit të 10 Vjetorit të Shoqatës së juaj, pranoni përshendetjet dhe urimet e mia më të përzemerta duke ju dëshiroj sukses dhe shumë të mira në punët e mëtejme. E ndiej veten të kënaqur që më nderuat dhe respektuat me këtë Mirënjohje, e cila më shtynë që edhe më tutje ta vazhdoj punën dhe të jem në sherbim të popullit tonë Egjyptianë të Kosovës, për të cilin punova që nga viti 1990. Jam shumë i kënaqur që këtu po shof aktivistët dhe veprimtarët shumëvjecar të Lëvizjes sonë kombëtare Egjyptiane, shokët e mijë, me ç ´rast nga zemra i përshendeti dhe ju dëshiroj shëndet të mirë në vazhdimin e punës sonë të shenjët kombëtare . Vëllezer të nderuar Egjyptianë, |
foto. Qerim Abazi |
|||||
Kërkesat e viteve të 90-ta për përcaktim të identitetit tonë etnik Egjyptian ishin të nevojshme, sepse , atëhere mbi popullin tonë filluan manipulimet duke na trajtuar sipas nevojes dhe dëshires. Duke parë këtë trajtim të tillë, me 21 10 1990 , formuam Shoqatën Egjyptiane të Kosovës që kishte për qëllim identifikimin në kuptimin nacional, mbrojtjen e identitetit etnik, dhe ndriqimin e perardhjes sonë në mënyrë shkencore. Në fund pranoni përshendetjet e mia duke ju dëshiruar suksese të shumta në punë. KRYESIA E SHOQATES SE EGJIPTIANEVE KOSOVARE |