Letër dërguar Albin Kurtit

Kjo shkresë iu dërgua Albin Kurtit nga një student i minoritetit Egjiptian
në Kosovë dhe u lexua para disa kohe në emisionin e drejtpërdrejt -
" Me Albinin " në RTK
.

 

I Nderuari Albin,

Ju pėrshėndeti dhe Ju pėrgėzoi pėr emisionin tė cilin e udhėheqni. Vėrtetė emisioni
"Me Albinin" ėshtė emisioni mė i pėlqyer pėr mua dhe e pres ma pa durim, por po ndodhė qė nganjėherė tė mbetėm i zhgėnjyer pėr shkak se nuk po mund t “ju ndjekė nė mungesė tė rrymės. Unė e di se nuk ju pėlqen qė t “ju lavdėrojnė por them me modesti se Ju me zgjuarsi i shtjelloni temat tė cilat janė gjithėsesi tė qėlluara dhe mendoi unė shumėqka mund te mesojmė nga ju.
Mua me beri pershtypje pyetja e anketes suaj per kėtė javė:
"Si po sjellen shqipėtaret ndaj pakicave nė Kosovė ?"
(nėse nuk e kam gabuar pyetjen).
Unė do tė pėrpiqem qė tė jap opinjonin tim nė lidhje me gjendjen e njė komuniteti i cili e quan veten Egjiptian pasi qė unė i takoi kėtij komuniteti.
Nėse keni durim po ju tregoi se kush janė Egjiptianėt e Kosovės.

Numri i Egjiptianėve nė Kosovė ėshtė diku 20-30 mijė (nuk jam i sigurtė), gjuhė amėtare kanė gjuhėn shqipe (nuk e njohin gjuhėn rome), kanė doke dhe zakone shqiptare, janė me fe islame. Shumica e kėtij komuniteti me vite janė deklaruar si shqiptarė (disa edhe sot deklarohen). Ndėrsa dallohen nga shqiptarėt pėr nga ngjyra edhe pse disa edhe nuk mund tė dallohen dhe martesat reciproke nuk ndodhin (shumė rrallė). Shumica e kėtij komuniteti janė solidarizuar me shqiptarėt gjatė rezistencės paqėsore dhe gjatė rezistencės sė armatosur. Me solidarizim nėnkuptoi pjesmarrja nė greva tė punėtorve, largimi nga puna pėr shkak tė pjesėmarrjes nė greva, keqtrajtimi pėr shkak tė anėtarsimit nė LDK, kontributi financiar ( nė qeverin e Bukoshit, Vendlindja Thėrret), pjesėmarrja nė protesta (unė isha pjesėmarrės nė protestat e studentėve tė udhėhequra nga UPSUP), pjesėmarrja nė UÇK, largimi (dėbimi) nga Kosova gjatė luftės etj.
Unė nė kėtė rastė nuk u mundova qė kėtė komunitet ta proklamoi si patriot por ėshtė e vėrtetė qė ky komunitet u solidarizua me shqiptarėt (edhe pse pati individ ose grupe qė u solidarizuan edhe me serbėt sikur pati edhe shqiptarė).

Unė jam zhgenjyer shumė pas luftės me faktin se qfarė i ndodhi kėtij komuniteti. Unė nuk di shifra tė sakta se sa njerėz tė kėtij komuniteti u vranė ose u dėbuan nga Kosova pas luftės po unė e di se (vetėm nė njė komunė) janė vrarė tė paktėn katėr fėmijė (prej 9 deri 14 vjeq) dhe pesė pleqė prej tė cilėve njė femėr e cila ishte e paralizuar dhe disa lagje tė banuara nga ky komunitet u zbrazen.
Zhgenjimin mė tė madh e pėrjetova kur askush prej intelektualėve (pėrpos Demaqit) nuk e ngriti zėrin (por as me zė tė ulėt) pėr kėtė qė po i ndodhte kėtyre njerzėve. Dėshprimi mė ndodhi edhe kur masa e popullit ndinte kėnaqėsi pėr kėtė qė i ndodhte kėtyre njerzėve (kėtė vetė e kam dėgjuar pasi qė nuk mė njihnin).
Sot vėrtetė situata ėshtė mė e mirė pėr kėtė komunitet por nuk ėshtė e knaqėshme. Lėvizja e lirė e njerzėve tė kėtij komuniteti nuk mund tė them se mungon plotėsisht por ėshtė e kufizuar pasi qė mundė tė pėsojnė pėr shkak
tė ngjyrės (edhe pse nė disa rajone ėshtė thyer akulli). Unėe di se pėr kėtė komunitet duhet tė bėjnė mė sė shumti njerėzit (intelektualėt) e kėtij komuniteti por mendoi se duhet gjetur mbėshtetje te shqiptarėt.

Ky komunitet sot e ka njė parti politike - IRDK (Iniciativa e Re Demokratike e Kosovės) por unė mendio se ėshtė vėshtirė qė ti mbrosh interesat e kėtij komuniteti nė mėnyrė publike pasi qė mendoi se mungon ende liria e tė shprehurit. Ėshtė e vėrtetė se ky komunitet pa asnjė probleme ka pranuar realitetin e ri tė Kosovės por ėshtė evidente se nėse individ ose grupe tė kėtij komuniteti shprehen me sinqeritet pėr pavarsinė e Kosovės kėtė shqiptarėt e komentojnė me pėrbuzje ndėrsa kėta individė ose grupe gjenden para njė nėnshtrimi.

Unė po i pėrmbledhi mendimet e mia me kėto konkluzione:

- Po tė mos ishte prezent UNMIK-u dhe KFOR-i nė kosovė do tė kishim njė numėr shumė tė vogėl tė njerėzve tė kėtij komuniteti (pjesa dėrmuese do tė dėbohej nga Kosova).

- Gjendja qė sot ėshtė mė e mirė e kėtij komuniteti, ėshtė rezultet i guximit tė vetė masės sė kėtij komuniteti, partive politike shqiptare (pėr shkak tė presionit tė ndėkombėtarėve), dhe organizimit politik tė kėtij komuniteti.

- Kosova do tė intergrohet nė Evropė duke u integruar menteliteti i popullit tė saj. Unė e di se nuk kamė bėrė analizė tė mirėfilltė (pasi qė nuk di) por mė shumė kam shkruar "histori" , por unė vėrtetė tani ndihem mė lehtė pasi qė kam shkruar atė qė e ndijė, dhe i kam shkruar njė njeriut qė mua mė konsideron - njeri, dhe pėr kėtė jam i sigurtė pasi qė ju njohė edhe pėrsonalisht.

Me nderime : Mendimi

P.S. Pėr arsye personale dua tė mbetem anonim !

kthehu në faqen e parë