QERIM ABAZI, ish përfaqësues i Egjyptianëve Kosovarë

Për GAZETEN “EXPRESS” - Prishtinë

- Shkëlzen Maliqit, Kontribues i Gazetës dhe Analist -

Dat : 10. 07. 2009, Singen - Gjermani

Në fillim ju njoftoj se kjo shkresë e imja u vonua për shkak se këta dy numra të Gazetës “Express” të më poshtë shënuar, me vonesë më ranë në dorë.

Me anë të kësaj shkrese e cila numron disa faqe, do të mundohem shkurtë e kjartë t´iu njoftoj vetëm mbi disa ecuri dhe vështërsi të veprimtarisë së Shoqatës së Egjyptianëve të Kosovës së para luftës, të themeluar që nga data 21. dhjetor 1990, me qëllim te evitimit të mendimeve të gabuara.

Zotëri Maliqi,

Në shkrimin e Juaj „për njohjen e kombësisë malazeze“, në „ Express“ të datës 20.01. dhe 24.01.2009, keni përmendur gabimisht dhe në mënyrë të padrejtë kundër Egjyptianëve të Kosovës në mes tjerash edhe këto fjali : „DY ETNI MINORITARE, ATO EGJIPTIANE DHE ASHKALI, SI MANIPULIM, STIMULIM DHE AFIRMIM I REXHIMIT SERB TÉ MILLOSHEVIQIT, QÉ MÉ PARÈ JANÈ KONSIDERUAR SI GRUPE ETNIKE NE KUADER TE KOMUNITETIT ROMÉ“.

Nuk është çudi z. Maliqi për këtë që më në fund shkruani, sepse, sipas mentalitetit kosovarë e deri diku ballkanik, të gjithë zeshkanat qenkan konsideruar si romë pa marrë parasysh përardhjen dhe të kaluarën e tyre historike, pa marrë parasysh ndasitë e tyre nga romët si për nga kultura, zakonet, traditat, sjelljet, martesat, gjuha, dhe pa marrë parasysh qëndrimin dhe regjistrimin e përhershëm të tyre si shqipëtarë , edhe pa marrë parasysh atë që donim të vërtetën, dhe ishim të ndershëm kur plotësojshim atë që merrnim përsiper. Fjala e jonë ka mjaftë peshë dhe nuk njihet asnjë rast që mund ta kem shkelur. Për ate , është gabim i madh i Juaji dhe i disa të tjerëve që këtë popull nuk e përfillni për nga elementet dalluese, dhe ende nuk doni ta kuptoni të vërtetën mbi të dhënat tona shkencore, por duke dhënë mendimet e Juaja paushalle, këtë popull gabimmisht e trajtoni duke e identifikuar me një tjetër që në të vërtet nuk i takon.

Ky shkrim dhe shkrimet tjera të deritanishme si ky, kanë zgjuar dhe ende po zgjojnë indinjatë në masën e gjerë popullore të Egjyptianëve në Kosovë dhe në diasporë , me ç ´ rast më shtyri mua, si veprimtar i së kaluarës së shkurtër Egjyptiane kosovare të paraluftës, të dalë në opinion duke iu kundërvue këtyre njollosjeve, në menyrë që Ju dhe të tjerët, të njiheni me të vërtetën e kaluar , dhe t´i kuptoni vetëm disa nga të vërtetat historike, dhe vetëm disa nga punët dhe veprimtarit e Shoqatës sonë Egjyptiane të Kosovës së paraluftës.

- Së pari, e vërtetë është se Egjyptianët dhe t´ashtuquajturit „h-ashkali“ janë vëllezër, që para luftës,një dekadë të tërë , të gjithë ishin unik dhe quheshin Egjyptianë .
Termi „hashkali“ (e jo „ashkali“ nga gjuha serbe), doli pas luftës si nënshtrim për shkak të dhunës dhe frigës, me ç`rast kjo popullatë e vuajtur dhe e ngratë , tani pësoi disfatë : - u nda në dysh, në Egjyptianë dhe hashkali, dhe kënaqi interesat „PERCAJ E SUNDO“. Këtë frigë e sollën me qëllim shkrimet dhe deklaratat e shumta antiegjyptiane një dekadë me radhë kurrë pa u ndal, dhe arritën ta ndajnë vëllaun me vëlla, e tani prap vazhdojnë edhe nga ana e Juaj, si intelektual dhe analist i shquar.

Shkrimet dhe deklaratat e tilla ndikuan dhe ende po ndikojnë në ngulfatjen e shprehjes së lirë të identitetit tonë etnik Egjyptian. Kështu që një pjesë e Egjyptianëve tonë në rrafshin e Kosovës, për të qenë më të përshtatshëm për rrethin ku jetojnë , tani deklarohen me emrin lokal „hashkali“, e jo Egjyptianë , sepse sipas tyre, përfaqësuesi i Egjyptianëve ishte pjesemarrës në Rambuje.

Nëse qenka ashtu, atëherë edhe romët, për shkak të pjesëmarrjes së parfaqsuesit të tyre në Rambuje, qenka e nevojshme të deklarohen me emrin lokal të tyre të njohur „gabelë “, serbët me emrin lokal të njohur „shkije“, poashtu, turqit, muslimanët, goranët dhe shqiptarët të deklarohen me emra lokal .

- Athua, z. Maliqi, a vetëm përfaqësuesi i Egjyptianëve kosovarë ishte në Rambuje!?

- Jo, jo. Në Konferencën ndërkombëtare në Rambuje të Francës , për zgjidhjen e çështjes së Kosovës , përveq përfaqësuesit të Egjyptianëve kosovarë , aty ishin edhe përfaqësuesit e komuniteteve të tjera kosovare, e që nuk duhet të harrohen, por me “respekt” të ceken se në Rambuje , në përbërje të Delegacionit serbë , përveq përfaqësuesit Egjyptian, ishin edhe dy shqipëtarë - përfaqësues të dy partive politike shqipëtare - të asaj të Partisë popullore shqipëtare dhe të Alternativës demokratike të Kosovës, e që njeni pas lufës gjeti vend pune në Qeverinë e Kosovës : Zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë . Pastaj, ishin dy turqë në emër të Partisë politike turke, dhe ishin përfaqësuesit e komuniteteve: Muslimane, Rome dhe Gorane. Pastaj, në Qeverinë e Kosovës të kohës së pasluftës, e angazhuat edhe përsonin e dytë , veprimtarin e dalluar të Partisë së LSS të rexhimit të më parmë serb, që më parë ishte i kyqur në Qeverinë e përkohëshme sërbe të Kosovës së paraluftës, emrin e të cilit ju mirë e njihni.

Nëse Egjyptianët kosovarë qenkan manipulim, stimulim dhe afirmim i rexhimit sërbë të Millosheviqit, ATHUA, z. Maliqi, a edhe në Shqipëri dhe Maqedoni, që nga viti 1990, rexhimi sërbë i Millosheviqit paska stimulue dhe afirmue krijimin e Egjyptianëve për të kërkua njohje dhe të drejtat e tyre!?

- Jo jo, z. Maliqi, ky është realitet i ekzistencës sonë Egjyptiane në Ballkanin e larëm shumë ngjyrësh, të qëndisusr me argumente shkencore. Por, disa ende nuk po mund të pajtohen me këtë realitet, duke u munduar ta heshtin, ignorojnë , bishtërojnë dhe anashkalojnë . Këta ia mbajnë anën krijimit të identitetit etnik falso „hashkali“ të
përgëdhelur , që është dilemë artificiale e paqëndrueshme, sepse nuk ka bazë historike, etnologjike, arkeologjike e as logjike për të mund me ekzistue, pra nuk mund të flitet për krijimin e këtij identiteti etnik, kur nuk ka hulumtime dhe të dhëna shkencore. Por, e gjithë kjo po bëhet me qëllim të ndarjes së popullatës Egjyptiane në Kosovë. Sikurse që në Kosovë, nuk ka komb kosovarë por ka Komb Shqipëtarë , edhe ne të gjithë jemi Komunitet Egjyptianë e jo të ashtuquajtur „Hashkali“. Z. Maliqi , mendoj se tani duhet të na kuptoni.

Në atë kohë kur populli shqiptarë kërkonte Vetëvendosje në Kosovë nga shteti i rexhimit të mëparshëm sërbë , po në atë kohë të fillimit të proceseve demokratike , edhe ne Egjyptianët , duke pa se po shërbejmë vetëm si numër për kusuritje, në dhjetor të vitit 1990, formuam Shoqatën e Egjyptianëve të Kosovës që kishte për qëllim identifikimin në kuptimin nacional, mbrojtjen e identitetit etnik dhe ndriqimin e përardhjes sonë në mënyrë shkencore.

Por për fat të keq, në këtë kohë të kësaj demokracie , prej atëherit e deri më tash, ende gjinden intelektualë të profileve të ndryshme dhe politikana, që me shkrime dhe deklarata të ndryshme antiegjyptiane, përardhjen e Egjyptianëve e politizojnë duke sjellë frigë dhe urrejtje ndaj Egjyptianëve, me ç ´rast disa Egjyptianë tonë , duke menduar se do të gjejnë shpëtim, deklarohen me emër lokal të mveshur nga romët „hashkali“, e një numër tjetër i vogël mbahen ende si shqipëtarë .

Ekziston një numër i politikajve, që sot e kësaj dite, kur cekin minoritetet, ata kurr nuk dijnë të cekin edhe minoritetin Egjyptianë !

Lidhur me këtë , vlenë të veqojmë Kryeministrin HASHIM THAQI, që sa herë cekë minoritetet, ai që me kohë gjithëherë, kurrë nuk kalon pa cekë edhe Egjyptianët, dhe Ministrin Skender Hyseni, i cili në Mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, së bashku me tri komunitete tjera, na ceku edhe neve Egjyptianët, me ç ´rast ne shumë iu falenderohemi sepse një gjë e tillë ka rëndësi të madhe pozitive për neve , që shumica jonë të mos mëshihen dhe të mos rrinë ende nën hije, por të dalin në dritë për t´i shfrytëzue të mirat që na janë ofrue për një të ardhme më të mirë .

Emri lokal „hashkali“ për neve Egjyptianët është emër nënçmues që mbizotron në rrafshin e Kosovës, e që na e mveshën romët për shkak të xhelozisë , sepse, gjyshërit tanë , edhe që shpirtërisht mbanin përardhjen e tyre Egjyptiane, ata politikisht gjithëherë regjistroheshin si „shqiptarë “, dhe kontribuan në mënyra të ndryshme realizimin e synimeve shqiptare duke e flijue edhe jetën si në kohët e përparme, ashtu edhe në këtë të fundit. Por, mundin dhe kontributin e tyre gjithëherë po e mbulon myshku i harresës , sepse, si në të kaluaren ashtu edhe tani, askund nuk flitet për meritat e tyre!

Pasi romët na quanin ashtu (hashkali), atëherë domethënien e këtij emri duhet kërkua nga Fjalori i gjuhës rome . Sipas disa intelektualëve romë të Kosovës, termi romë KALI ose KALE, në gjuhën shqipe domethanë : I ZI, dhe HAS KALI , domethanë HAS I ZI.

Romët me nënçmim thirrnin: „O HAS KALI ( o has i zi), PSE MBAHESH SHQIPETAR KUR JE I ZI SI UNÈ?”.

Para luftës ky emër ishte shum i rrallë , sepse baballarët tanë nuk toleronin kësi etiketime.

Ky emër u zmadhua pas luftës dhe aty gjetën vend shumica analfabete dhe gjysëmanalfabete të rrafshit të Kosovës. Përfaqësuesi i tyre gjysëmanalfabet që luante rolin e xhambazit (dikur aktivist i Egjyptianëve të paraluftës), i mbështetur nga shkrimet dhe deklaratat e ndryshme antiegjyptiane, përmes RTK- ës haptas deklaronte në mënyrë të papërgjegjëshme, se në Kosovë nuk ka vend për Egjyptianë , dhe për të mund me jetua, duhet të regjistrohen „hashkali“.

Kjo frigë sot e kësaj dite nuk po mund të hiqet ende te një numër i madh i kësaj popullate me shumicë analfabete, sepse ende po ndihmohet me shkrime dhe deklarata të reja antiegjyptiane.

Kështu që tani, derisa popujt e mëdhenjë demokracia i rriti dhe i forcoi, popullin tonë e ndau dhe e coptoi, e popullata shumicë që ishte e vuajtur , një pjesë e sajë ende nuk deshiron ta kuptoj edhe vuajtjen tonë e cila pati dhe ka qellim kryesor përcaktimin e identitetit tonë etnik Egjyptianë .

Termet nënçmuese, „ma-egjyp“ dhe „evgjit“ lidhen me emrin e shtetit Egjipt, prej t ë cilit edhe erdhëm. Për ate edhe quhemi Egjyptianë . Kurse romët nuk bëjnë pjesë në këto terme, sepse perardhja e tyre është nga India dhe janë të njohur në popullin kosovarë me emrin lokal nëncmues „gabelë “.

Sa i përket gjuhës sonë shqipe që flasim, ajo sipas Dr. Marsel Kortiade, shkenctar shum ë i njohur nga Franca , që njehë një numër të madh gjuhësh, gjuha shqipe ka elemente nga gjuha e vjetër Egjyptiane. Për ate, nuk është cudi që Egjyptianët tanë kudo që gjindën, ata me dekada të tëra ende folin gjuhën shqipe.

Lidhur me gjuhën është mbajtur edhe një seminar në Tiranë , që edhe aty vërtetuan se gjuha shqipe ka elemente të gjuhës së vjetër Egjyptiane. P.sh. sipas Dr. Marsel Kortiade, emri DORA nga gjuha shqipe , rrjedhë prej gjuhës së vjetër Egjyptiane TARA, TORA, që më në fund është zbërthye në DORA, e shumë e shumë shembuj të tjerë . Lidhur me gjuhën flasin edhe shumë shkenctarë të tjerë të cilët vërtetojnë se mbreti TOT – TOT nga Egjypti fliste gjuhën shqipe.

Lidhur me dallimet në mes Egjyptianëve dhe romëve kanë shkrua edhe shkrimtarë te mëdhenjë shqiptarë , shkrimet e të cilëve meritojnë respekt dhe përfillje për studime të mëtejme shkencore nga bijtë e tyre, dhe nga të gjithë dashamirët tjerë të vullnetit të mirë shkencor.

 

Kërkesat për identifikim etnik Egjyptianë janë të hershme dhe të shumta, e një ndër to vlenë të cekën , ajo e vitit 1362 kur Egjyptianët përmenden në Arkivin e Dubrovnikut, pastaj ajo e vitit 1867 kur Egjyptianët e Prilepit të Maqedonisë e ngritën zërin kundër diskriminimit fetar, pastaj më 1921 Egjyptianët e Bullgarisë formuan Shoqatën e tyre me emrin „Egjypti“, më 1921 Egjyptianët e Tivarit të Malit t ë Zi, nga Tihomir Gjorgjeviq në librin „Nas narodni zivot“, ngritën zërin kundër trajtimit të tyre në „Cigan“, më 1956 baca Sali Ram Murati ngriti zërin për të drejtat e Egjyptianëve në Kosovë , jeta e të cilit mbaroi në mënyrë tragjike, etj.etj.

Me Vendimin e Kryesisë sonë të Shoqatës Egjyptiane të Kosovës, këto kërkesa vazhduan edhe gjatë dialogjeve(negociatave) që mbaheshin në Kosovë në vitin 1998, në mes të Qeverisë së Serbisë dhe Bashkësive nacionale që jetonin në Kosovë , e që vazhduan edhe më tejë në mënyrë ndërkombëtare me pjesëmarrjen time si përfaqësues i Egjyptianëve kosovarë në Konferencën ndërkombëtare të paqës në Rambuje të Francës, në shkurt dhe mars të vitit 1999,

ku isha për t´i ndihmue të vërtetës së ekzistencës sonë Egjyptiane, e cila e vërtetë shprehej me gjuhën e vuajtur dhe të lodhur mbi hallet e popullatës sonë të lënur pas dore. Së bashku me përfaqësuesit e bashkësisve tjera nacionale të Kosovës, në Rambuje kërkova që çështja e Kosovës të zgjidhet me mjete paqësore në mënyrë demokratike dhe me dialog pa përdorimin e dhunës duke respektua të drejtat e të gjitha bashkësive nacionale. Pastaj vazhdova :

„JU LUTEMI, KOSOVA NUK ÈSHTÈ VETEM E SHQIPTARÈVE DHE AS VETEM E SERBÈVE, POR KOSOVA ÈSHTÈ VEND I TÈ GJITHA BASHKESIVE NACIONALE QE JETOJNÈ NÈ TE, PRA, KOSOVA ÈSHTÈ EDHE E JONJA - E EGJYPTIANÈVE, SEPSE NÈ TE JETOJNE AFER 150 mijë EGJYPTIANÈ QÈ NUK DOJNÈ TE MBESIN NEN HIJE, POR PERMES PERFAQESUESVE TE VETÈ TE VENDOSIN MBI FATIN E TYRE. JU NJOFTOJ SE EGJYPTIANÈT TONÈ JETOJNE EDHE NE SHTETE TJERA TE BALLKANIT: NE MAQEDONI, SHQIPERI, BULLGARI DHE GREQI. NE MAQEDONI JETOJNÈ 80 mijë EGJYPTIANÈ QÈ JANE TE ORGANIZUAR DHE KANÈ SHOQATEN E TYRE. POASHTU , NE SHQIPERI , SIPAS BURIMEVE JOZYRTARE, JETOJNÈ RRETH 350 mijë EGJYPTIANÈ QÈ SHUMICA E TYRE JANÈ TE ORGANIZUAR NÈ SHOQATA“.

Me këtë rast, çështja dhe ekzistenca e Egjyptianëve kosovarë nga Konferenca ndërkombëtare e Rambujes u internacionalizua në mënyrë botërore për herë të parë në histori, dhe e gjithë Bashkësia ndërkombëtare , për herë të parë u informua se Kosova, gjegjësisht i tërë Ballkani, krahas bashkësive të tjera nacionale, qenka i banuar edhe me një numër të madh Egjyptianësh, me ç ´rast nuk ndihem i mashtruar apo i manipuluar, por ndihem krenar.

Lidhur me negociatat e Rambujes, nga bashkësitë nacionale nuk mëvarej e mira dhe as e keqëja e Kosovës, por faji ishte i atyre që vite me radhë me neve u sollën në mënyrë nënçmuese dhe me kohë nuk na përfillen, gjë që kjo mospërfillje na qoi deri në Rambuje.

Numrin e Egjyptianëve prej afër 150 mijë e ceka në Mbledhjen e Rambujes , duke u mbështetur në regjistrimin tonë intern të organizuar gjatë vitit 1995 nga ana e Kryesisë së Shoqatës Egjyptiane të Kosovës. Në këtë numër janë përfshirë të gjithë Egjyptianët tonë me zgjuarje dhe pa zgjuarje të identitetit etnik Egjyptian, vetëm ata që i takojnë popullatës sonë pa deklarimin e tyre.

Kritikat e ndryshme nuk kanë ndikua aspak në mua, sepse, unë nuk kam vrarë dhe s´kam tradhëtuar askend, por përkundrazi, ato më kanë rritë moralin që ende të mos pushoj, por të jem ende aktiv për të dhënë kontributin tim gjeneratave të reja të Egjyptianëve të Kosovës për të cilët punova, e të cilët vazhduan dhe ndërtuan mburojen mbi temelin e shtëpisë sonë etnike që e ndërtuam së bashku me shokë , e që për punën dhe të arriturat e tyre jam më se i kënaqur. E çka mund të kërkoj më tepër?

Prandaj, lidhur me këtë , me plot të drejtë mund të them se një njeri që punon për të mirën e popullit të tijë, puna e tijë është e shenjtë , e jo tradhëti.

Mbi etnogjenezen tonë Egjyptiane, para luftes zhvilluam biseda me disa shkenctarë shqiptarë : me Dr. Fejaz Dranqollin, prof . dr. Emin Pllana, prof. dr. Skender Riza, prof.dr. Xhyltekin Shehu, prof.dr. Hakif Bajrami, Mr. Tefik Morina, dhe disa të tjerë, që nuk e mohuan përardhjen tonë në Ballkan. Ata shtuan se në të ardhmen , të rinjët tonë do të doktorojnë në këtë temë . Por, më vjen çudi se si gjatë kohës së rexhimit të mëparmë serbë këta profesorë më përkrahëshin duke më mësuar edhe me argumente shkencore mbi përardhjen tonë Egjyptiane, kurse tani, në kohën e pavarësisë së Kosovës, ata shuajnë dhe nuk ndihen, barem të dalin në opinion me ndonjë shkrim përkrahës .

Prof.dr. Xhyltekin Shehu, me të cilin zhvillova biseda të shumta, gjithmon pranonte ekzistencën tonë në trojet e Ballkanit , dhe më premtoi se do të mirret me shkrimin e disa faqeve mbi etnogjenezen e Egjyptianëve në Ballkan, pasi gjatë doktoraturës së tijë në Francë , në literaturë kishte hasur Egjyptianët e Ballkanit.

Në këtë mënyrë , njerëzit e vullnetit të mirë që na ndihmojnë në këtë lami, ata së pari e nderojnë veten e pastaj shkencën, me ç ´rast ne iu jemi mirënjohës dhe i falenderojmë .

Nga Muzeu Komunal i Prishtinës, Mr. Tefik Morina më njoftoi se në Prishtinë , në rrugën e Proleterit gjindet Xhamija e Egjyptianëve e quajtur KPTISI XHAMISI- XHAMIJA E EGJYPTIANÈVE. Për këtë Xhami kishte shkrua edhe Dragan Cukic në librin: KOSOVO – ZNAMENITOSI I LEPOTE, 1970, ku cekë se , – XHAMIJA E EGJYPTIANÈVE NÈ PRISHTINÈ, gjindet në rrugen e Proleterit, e cila është ndërtua brenda 24 orëve.

Etnogjeneza e Egjyptianëve në Ballkan u ndriqua me argumente shkencore para 25 akademikëve bullgarë në Akademin e Arteve dhe Shkencave në Sofje të Bullgarisë , nga z. RUBIN ZEMON, Egjyptian nga Ohri i Maqedonisë , duke mbrojtur Disertacionin e doktoratures në Temën: EGJYPTIANÈT E BALLKANIT – historia dhe etnografia, me ç ´rast mori titullin Doktor i Shkencës së Etnologjisë .

Etnogjenezën tonë e argumenton me kohë Prof.dr. MARTIN BERNAL, nga Cornel University, Itaca, New York, autor i tri vëllimeve të veprës „BLACK ATHENA“, i cili ndër të tjera tregon se si Ballkani është i kolonizuar prej Egjyptianëve, dhe se kultura greke nuk mund te mendohet pa kulturën Egjyptiane, etj.etj. Ky liber pritet të përkthehet në gjuhën maqedone dhe shqipe.

Prandaj, z. Maliqi, nëse keni aftësi, mirë kishte me qenë të futeni në polemikë me shkenctarët që flasin mbi përardhjen tonë , e jo te jepni deklarata paushalle.

Pra, ma mirë qenka që të vuajmë nga e vërteta se sa të jemi të dhuruar nga gnjeshtra, sepse, shtëpia e ndërtuar pa temel - së shpejti do të rrënohet, kurse ekzistenca jonë e pranuar tani në mënyrë politike, deri më tani u stolisë edhe me argumente të shumta shkencore, sa që ne nuk ua kemi lakmi të tjerëve . Tani , na mbetet që të kënaqemi me të gjitha të drejtat tona politike të garantuara me Kushtetutë.

E mohimet e ndryshme mbi përardhjen tonë , nuk mund të na humbin optimizmin për punën e mëtejme, sepse edhe popujt më të mëdhenjë ende kanë probleme rreth përardhjes së tyre.

Rrethanat që ndikuan në organizimiin e Egjyptianëve Kosovarë . -

Populli ynë gjithmon mbahej „shqipëtarë “, dhe ndihmuan shqiptarizmin në mënyra të ndryshme, e një ndër to vlenë të ceket regjistrimi i ynë si „shqipëtar“, me c´rast i ndihmuam rritjes së numrit të shqipëtarëve, sidomos gjatë v.1971 dhe 1981.

Shqiptarizmi ynë vazhdoi gjerë me formimin e LDK- ës, atëherë kur LDK-ja filloi të manipulon me popull tonë duke e antarësua nën rubriken “rom”, e jo si me parë “shqiptarë ”, sepse, tani ashtu iu konvenonte. Kjo gjë shpejtë u ndie në mesin e populltës sonë dhe ngritëm zërin kundër këtij manipulimi.

Kështu që , vuarja në lojë e fatit të popullatës sonë dhe përplasja e sajë sipas nevojës dhe dëshires, herë në shqipëtarë e herë në romë , në gjiun tonë krijoi një atmosferë pakënaqësie. Kjo bëri që disa intelektualëve tonë të zgjedhur, t´iu lindë fryma patriotike për përcaktim të drejtë etnik, e frymëzimi ynë nga vëllezërit tonë të Ohrit të Maqedonisë , solli në dritë formimin e Shoqates Egjyptiane të Kosovës me 21 dhjetor të vitit 1990, me qëllim të vazhdimit të kërkesave të baballarëve tanë për njohje të identitetit tonë etnik Egjyptianë dhe për të drejta të barabarta.

- Pra, kush paska manipulua z. Maliqi me këtë popullatë dhe kush i shtyri që të organizohen për ta formua Shoqaten Egjyptiane të Kosovës!?

Kjo Shoqatë kishte Kryesin e sajë nga intelektualë të zgjedhur, e cila numronte 15 antarë , ku ishin të përfshira të gjitha komunat e Kosovës me nga një ose dy përfaqesues. Kryesia kishte edhe Këshilltarin e sajë që luante rol të rëndësishëm në aprovimin apo abrogimin e vendimeve të ndryshme nga ana e Kryesisë .

Antarët e Kryesisë , më vonë formuan degët dhe nëndegët e kësaj Shoqate Egjyptiane nëpër komunat e tyre, e që vlenë të veqohet aktiviteti i dalluar i Shoqatës Egjyptiane - Dega në Pejë , me në krye Kryetarin e sajë z. Ibish Bajrami, dhe të ndjerin Mujë Qakolli, organ mbikeqyrës e patriot i dalluar, të cilit puna e pandërprerë për të mirën e cështjes sonë kombëtare Egjyprtiane , në mërgim ia largonte nostalgjinë ndaj mëmdheut. Organizimit të Egjyptianëve të Degës së Pejës i ndihmuan me të madhe: i ndjeri Arif Gara, Kryetar i Kuvendit te Shoqatës sonë , figurë e lartë e historisë sonë kombëtare Egjyptiane, dhe patriot i dalluar, që gëzonte respekt në gjithë rrethin e Pejës, Elez Krasniqi, antar i Kryesisë të Shoqatës sonë dhe Këshilltar , që kishte autoritet të madh në rrethin e Dukagjinit, dhe Xhevat Shala, antar i Kryesisë të Shoqatës sonë , veprimtar dhe patriot i madh që nuk kurseu mund e as djersë , që së bashku me Egjyptianët e Degës së Gjakovës, me në krye z. Hasan Kërshin dhe Xhafer Murselin, antarë të Kryesisë të Shoqatës sonë , pas luftës vazhduan veprimtarinë Egjyptiane të Kosovës dhe tubuan rreth vetes një numër intelektualësh, që tani janë Deputet në Parlamentin e Kosovës.

Prej formimit të Shoqatës Egjyptiane (1990) e plotë 8 vite me radhë , kurrë nuk pushuam së shkruari duke kërkuar nga Kryesia e LDK- ës përkrahje dhe bashkëpunim. Por, plot 8 vite, kërkesat tona gjithmon hasëshin në vesh të shurdhër, e mohimet gjithmon gjejshin vend.

Edhe gazetat shqipe plot 8 vite kurrë nuk i botuan shkresat tona të drejtuara lidhur me veprimtarinë e Shoqates sonë Egjyptiane.

Pas formimit të kësaj Shoqate, filluem korespondencën me Ambasaden e Egjyptit në Beograd, dhe rregullisht ishim të ftuar për cdo vit në Festen Shtetërore të Ditës së Clirimit të Egjyptit që organizonte kjo Ambasadë . Kah mesi i vitit 1991, erdhi për të na vizitue Atashe për kulturë i kësaj Ambasade, z. Ahmed Shudli. Vizita e tillë u përserit edhe në vitin 1997 nga Atashe për kulturë i të njejtës Ambasadë , z. Akl Ashkal.

Në vitin 1992, me Vendimin e Kryesisë sonë të Shoqates Egjyptiane të Kosovës, dy antarë tonë , Elez Krasniqi, ecc. i dipl. dhe Avdyl Syla, arsimtar, kontaktuan me Kryesinë e LDK- ës, ku në mungesë të Kryetarit, këta u priten nga z. Mehmet Kraja, shef i Kabinetit. Gjatë kësaj bisede, Kryesia e LDK- ës u informua mbi qëllimin e formimit të Shoqatës sonë Egjyptiane të Kosovës duke u njoftë se nuk jemi dorë e shtrirë e askujt, por kjo është deshirë e popullatës mbarë për përcaktim të drejtë të identitetit të sajë etnik të shumëkërkuar - Egjyptian. Këtu bëhej pyetje edhe rreth etnogjenezës dhe kulturës sonë , me c´rast ipej përgjegje adekuate. Me këtë rast, antarët e Kryesisë sonë , kërkuan nga Kryesia e LDK- ës bashkëpunim në lami të ndryshme dhe në ndihmën e publikimit të shkresave tona në gazetat shqipe. Premtime morëm, por ato kurrë nuk u realizuan, sepse prap vazhdoi kënga e vjetër duke u hedhë shkresat tona në shportë .

Prap filluan mohimet gjatë Konferencave për shtyp që mbante Kryesia e LDK- ës , duke u publikua ato mohime nëpër faqe të gazetave. Kështu që , gjatë një Konference për shtyp që mbante LDK-ja, e që ishin prezent edhe dy antarë të Kryesisë sonë : Nezir Kelmendi, defektolog, dhe Tafil Rexhepaj, mësues, një gazetar kishte ba pyetje: “Ju lutemi, çka mendoni për Egjiptianët në Kosovë që numrojnë 150 mijë banorë , dhe 99% janë antarë të LDK-ës ”?

Me këtë rast plasi përqeshja nga gazetarët shqiptarë , e disa shtuan: “Po, do të jenë 150 mijë Egjyptianë nëse vijnë edhe ata të tjerët nga Egjypti”. Edhe Kryesuesi i Konferencës për shtyp dha përgjegje në mënyrë qesharake dhe cinike duke thanë : “Jo,jo, nuk ka Egjyptianë në Kosovë , por ata janë romë që një numër të vogël e kemi në LDK-a”.

Këto mohime vazhdonin edhe gjatë Konferencave të tjera për shtyp nga ana e LDK- ës, por nuk mund të ndikojshin negativisht në punën tonë , e ne vazhdojshim punën dhe botojshim Revisten tone: “Zeri i Egjyptianëve Jugosllavë ”.

Me 21.06.1993, dy aktivista tanë nga Dega e Egjyptianëve kosovarë në diasporë - Gjermani, Bislim Abazi dhe Ismail Krasniqi, morën pjesë në Konferencën boterore për të drejtat dhe lirit e njeriut që mbahej në Vjenë të Austrisë . Këta aktivista , të autorizuar nga Asociacioni i Egjyptianëve të Shqiperisë , Maqedonisë dhe Jugosllavisë , gjatë diskutimit të tyre, lexuan Deklaratën, që po cekim vetëm këto pika:

  1. çdo Republikë që i takon ish Jugosllavisë , t´ ua bëjnë të mundur Egjyptianëve që ata lirisht të deklarohen, duke iu shkruar në dokumentët e regjistrimit – Egjyptian;
  2. Kërkesë që Qeveritë Ballkanike: Shqipëria dhe Greqia, t´i regjistrojnë dhe publikojnë regjistrimet në pikëpamje nacionale në këto troje;
  3. Në çdo shtet ku jeton një numer i madh Egjyptianësh, t´iu garantohen të drejtat dhe liritë e njeriut;
  4. çdo qeverie të shteteve ballkanike t´u bëhet me dije për këtë Deklaratë, dhe kërkohet prej tyre që ta përkrahin dhe respektojnë.

Kjo Deklarat ë e lexuar hasi në mirëkuptim dhe u përkrahë në mënyrë pozitive – demokratike nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë Konferencë botërore.

Menjëherë pas kësaj Konference, në Tetor të vitit 1993, Kabineti i Kryetarit të RSFJ Dobrica Cosiq, organizoi një Mbledhje konsultative me pakicat kombëtare dhe grupet etnike, me ç ´rast e ftoi edhe Kryesinë e Shoqatës sonë Egjyptiane. Në at mbledhje mora pjesë unë Qerim Abazi, jurist, me të ndjerin Rrahmon Miftarin , kontabilist në PTT. Aty morën pjesë edhe : Hungarezët, Bunjevcët, Sllovakët, Rumunët, Vllahët, Romët, etj. etj. Gjatë kësaj Mbledhje, ne Egjyptianët patëm rastin ta njohim të gjithë opinionin jugosllavë se në Kosovë dhe mbarë Jugosllavinë , ka Egjyptianë që kërkojnë të drejtat e tyre, por edhe ngritëm zërin kundër manipulimeve të ndryshme dhe problemeve tjera që na bëhej nga ana e pushtetmbajtësve në Kosovë. Në këtë Mbledhje u ndie zëri mohues i romëve të Kosovës me ata të Sërbisë, duke mohua përardhjen dhe ekzistencën tonë.

Në Shtator të vitit 1994 , kontaktuam edhe me përfaqësuesit e KEBS-it në Prishtinë , në Laxhen „Arbëria“ të ish „Dragodanit“, e që i njoftëm me ekzistencën e popullatës sonë Egjyptiane në Kosovë dhe me problemet me të cilat ballafaqohej. Në kontakt ishin: pedagogu Vesel Kadrolli, Kryetar i Shoqatës Egjyptiane të Kosovës, Nezir Kelmendi, Nënkryetar, un ë – Qerim Abazi, Sekretar, dhe i ndjeri Rrahmon Miftari, Arkatar.

Me 26.09.1998, u mbajtë Kongresi i parë i Unionit Ballkanik të Egjyptianëve me seli në Ohër, ku mori pjesë Kryesia jonë së bashku me aktivistat e sajë të dalluar. Në at Kongres u zgjodh Kryesia dhe u prunë vendime të rëndësishme mbi punën dhe veprimtarinë e mëtejme të Egjyptianëve në Ballkan.

 

Dialogjeve (negociatave) të Qeverisë së Sërbisë me bashkësitë nacionale të Kosovës në Prishtine, të mbajtura gjatë vitit 1998, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, krahas bashkësive të tjera, iu përgjegjen edhe një numër i madh shqiptarësh, sa që të tjerët nuk kishin vend se ku të ulen. Kryesia jonë , duke u bazuar në mospërfilljet tona, përqeshjet , mohimet tetëvjecare , dhe në mosofrimin e bashkëpunimit nga rrethi më i madh kosovarë , një muaj më vonë dhe ma e fundit, vendosi për pjesëmarrje në këto negociata të bashkësive nacionale kosovare me Qeverin e shtetit të mëparmë të Serbisë . Edhe ketu hasëm në konflikt me romët duke na thanë se Egjyptianët janë çpikje e shqiptarëve.

 

Dialogjet zgjatën 20 javë(që mbaheshin në cdo të ejte të javës) , e pastaj Qeveria e Sërbis ë formoi Qeverinë e përkohshme të Kosovës. Kjo Qeveri, përveq përfaqësuesve të tjerë të bashkësive nacionale, emroi numër të madh ministrash dhe zav.ministra shqipëtarë .

- Andaj z.Maliqi, pse qohet kaq peshë vite me radhë vetëm kundër përfaqësuesit të Egjyptianëve në Rambuje, ndërsa për të tjerët në heshtje kalohet, bile edhe punësohen!?

Tani, gadi në shekullin XXI, është e njohur cdo skutë e botës me përbërje të popullësisë së sajë , prandaj, dalja në dritë e përkatësisë sonë Egjyptiane kosovare në këtë kohë të kësaj demokracie deri kur do t`iu pengon, që ende vjellni vnerë dhe shkretoni.

 

Për t´iu njohur ma mirë se sa rexhimi i mëparmë sërbë stimuloi dhe afirmoi krijimin e Egjyptianëve kosovarë , po ceki vetëm disa të dhëna:

- Levizja jonë Egjyptiane, kohë të gjatë nuk ishte e mirëseardhur edhe për regjimin e mëparmë serb. Duke na trajtuar si romë , mendonin se tani po bëhet ndarja e romëve dhe se këtu ka dorë politika shqiptare. Për ate na vonuan regjistrimin në SPB në Prishtinë , dhe plot 5 muaj nuk na lëshuan Vendimin. Por me kërkesen tonë të paprajshme, pas 5 muajve, duke iu falenderua një referenti që njihte mirë Egjyptianët e Ohrit, morëm Vendimin mbi regjistrim;

- Aktiviteti ynë në fillim ishte i përqendruar : në punën e aktivistëve tonë me popull, me ç ´rast disa romë me disa serbë na nxoren problem duke na paraqitë te ish Kryetari i Komunës se F.Kosoves, e që pastaj ai paraqiti shokët tonë në polici;

- Kërkesat tona për ndonjë emision televiziv ishin shumë të rralla, por pasi Redakcija na kerkoi, ne iu përgjegjëm duke marrë pjesë në emision për të njoftë opinionin kosovarë dhe më gjerë mbi veprimtarinë tonë egjyptiane. Ky emision ishte i kyqur në tërë rrjetin jugosllavë , me ç ´rast na tradhëtuan dhe manipuluan duke na paraqitë si romë , e ne, së bashku me vëllezërit tonë Egjyptianë të Maqedonisë u ankuam, por ankesa nuk pati sukses;

- Paraqitjes sonë në dialogje (negociata) pushtetëmbajtësit nuk iu gëzuan, e kjo gjë u vërtetua atëherë kur na mbajtën gadi një orë para Kabinetit derisa vendosen dhe na pranuan në sallë ku zhvilloheshin dialogjet. Edhe këtu Ekipi televiziv shumë rrallë inqizonte prezencen tonë, e populli ynë pyetëte : „Pse TV-ja nuk tregon fytyrat e juaja“?

Vendimi i Kryesisë sonë për pjesëmarrje në dialogje (negociata) , ishte shenjë e gjelbërt për veprime të mëtejme, si ne Qeveri e ashtu edhe në Konferencën ndërkombëtare në Rambuje. Askush nga rexhimi i më parmë serbë nuk më imponoi që të marrë pjesë në at Konferencë , por më pyten : “A don të vijsh edhe Ti në Rambuje”? Unë bisedova dhe u konsultova me antarët e Kryesisë , e ata të kënaqur që mbi ekzistencën tonë do të ndigjon bota, më dhanë pëlqimin që të marrë pjesë në atë Konferencë , duke shtuar se për këto qëllime ka vëndos që më parë Kryesia jone.

 

Zotëri,

E gjithë ajo që villet kundër neve – Egjyptianëve, është e kotë , sepse ka njerëz të vullnetit të mirë që na ndihmojnë . E fjalët qe shkrepa në Rambuje lidhur me ekzistencën dhe kërkesat tona, nuk i shkrepa kotë . Pas te gjitha këtyre vështërsive, duke iu falenderua ndërkombëtarëve dhe institucioneve vendore, sot jam i kënaqur, sepse iu qëndruam të gjitha stuhive dhe dolëm në breg. Tani ndihem krenar dhe jam i gëzuar me deputetët tonë Egjyptianë në Parlamentin e Kosovës dhe për poziten tonë në Kushtetutën e Kosovës.

Pozita jonë në Kushtetutën e Kosovës, për neve Egjyptianët është fitore, është ngadhnjim i të mirës mbi të keqën tonë shekullore, ngadhnjim i të drejtës mbi të padrejtën dhe ngadhnjim i rrugës së shumëkërkuar. Ajo që ishte për kohë të gjatë synim, u ba tani realitet. Historia më në fund vendosi drejtësi, ajo përmbushi një vullnet, një ëndërr shekuj me radhë të një populli të shtypur e të lënur pas dore.

Tani, syte tanë janë plotë jetë dhe zemrat plotë shpresë për një të ardhme më të mirë.

E gjithë kjo e mirë , mvaret nga mundësit dhe përkrahja ligjore që na ofrohet nga institucionet e ndryshme shtetërore të Republikës së Kosovës, në menyrë që fjalët e shkruara në letër të jetësohen dhe të zbatohen me vepra .

 

Zotëri Maliqi,

Duke ditur që Ju jeni Analist i njohur në Kosovë, besojë që kjo letër e imja nuk do të mirret në kuptim negativ, por do të hasë në mirëkuptim.

 

Me sinqeritet t ë plotë,

QERIM ABAZI, ish përfaqësues i Egjyptianëve Kosovarë

në Konferencën e paqës në Rambuje të Francës

 

KOPJA IU DERGUA:

- Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. HASHIM THAQI;

- Shefit të Kabinetit të Kryeministrit Thaqi, z. ABELARD TAHIRI;

- Ministrit të Administratës publike, prof.dr. ARSIM BAJRAMI;

- Zëdhënsi i Qeverisë së Kosovës MEMLI KRASNIQI;

- JAKUP KRASNIQI, Kryetar i Parlamentit të Kosovës

- Prof.dr. IBRAHIM BERISHA, Këshilltar i lartë politik për Arsim, Kulturë dhe Shkencë në Kabinetin e Kryetarit të Republikës së Kosovës, FATMIR SEJDIU;

- Minister e Drejtësisë NEKIBE KELMENDI;

- Kryetar i Komunës së Prishtinës prof. dr. ISA MUSTAFA;

- Z. VETON SUROI , në Redaksin e Gazetës “Koha Ditore”, Prishtinë;

- Prof.dr. GjYLTEKIN SHEHU, Prishtinë , Rr. Nazim Hikmet 100;

- RTK Emisioni "Jeta në Kosovë", për JETA XHARREN;

- TV "Klan Kosova", për z. BATON HAXHIU;

- Redaksisë së Gazetës “EXPRESS”, Prishtinë;

- Kryeredaktorit t ë Gazetës “Express”, BERAT BUZHALA;

- Redaksisë së Gazetës „KOHA DITORE“, Prishtinë;

- Redaksisë së Gazetës “Zëri i DITES”, Prishtinë.