RRAHMON MIFTARI
FIGURE E NDRITESHME E HISTORISE SONE KOMBETARE
EGJIPTIANE NE KOSOVE
(06.03.1939 - 13.03.2007)


 

Plejades së parë të Levizjes se Egjiptianëve të Kosovës i perkasin disa figura të ndritëshme e të shquara të historisë sonë , e unë kësaj here do të ndalem dhe të përshkruaj veprimtarin patriotike kombëtare egjiptiane të të ndjerit Rrahmon Miftarit, pa të cilin cështja kombëtare e Egjyptianeve te Kosovës shume vështirë do të kishte dalë në dritë.

I lindur në fshatin Trudë - komuna e Prishtinës, nga babai Gani dhe nëna Zylfije. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Gjimnazin e ulet ne Besi , maturen e vogel ne Devet Jugoviq me sukses shembullor si nxanes i dalluar i asaj kohe.

Qysh si nxenës baca Rrahmon në manifestime të ndryshme të shkollës ishte ndër të parët me vargjet e veta që lenin përshtypje te mësimdhënesit e vet. Ai kishte prirje për shkrime - vargje të lira dhe më së tepërmi i adhuronte shkrimtarët e njohur siq janë Migjeni, Naim Frashëri dhe Filip Shiroka. Mu dhe vargjet e tyre ate e nxitnin që edhe pastaj në moshën e pjekurisë të shkruan në prozë dhe poezi me qëllim që popullin tonë ta ofroj rreth cështjes sonë kombëtare egjiptiane.


Rrahmani , Hysni Zemoski, Qerim Abazi


Rrahmani, Prof. Haxhi Ristiq, Zyra Kukaqi, Rubini
dhe Sabri Mustafa



Rrahmani,Atashe Ahmed Shudli, Prof. S Ristevski
dhe Tafil Regjepa
j

Rrahmani me Hoxhe Mifailin dhe aktivistet ne Ferizaj

Ai për herë të parë punësohet në arsim në vitin 1956/57 si mësues dhe jep mësim në Novo Bërdo ku punoi plot 7 vite. Shumë intelektual të shquar të asaj kohe dolën nga ato gjenerata duke ju falenderuar mu këtij mësimdhënësi të zellshëm , e më vonë e përkujtonin si mësues të dashur dhe arsimdashës.

Gjatë kësaj kohe familja e baces Rrahmon , pasi ishte familje e madhe, filloi të dobësohej ekonomikisht. Të ardhurat e tija si mësues ishin të ulta dhe nuk mjaftonin me i plotësue nevojat familjare. Babai Ganiu së bashku me djemë tjerë punonin punë bujqësie në fshat, të cilët me këtë punë nuk mund të siguronin ekzistencën e familjes së tyre. Kështu që, duke e pa këtë gjendje të vështirë, kjo familje vendosi të shpërngulet në Prishtinë për një jetë më të mirë.

Shpërngulja e kesaj familje nga fshati ne qytet per bacen Rrahmon ishte fatale sepse aty ai nuk mundi të gjejë punë si mësues, por ishte i detyruar pa deshirën e tijë te punësohet në Postë si postjer. Pasi që këtë profesion nuk e adhuronte, ai përvoli mangët dhe filloi të mëson plot katër vite me radhë për të krye Shkollën e Mesme Ekonomike, të cilën e kreu me sukses dhe ne Postë e transferuen ne vendin tjetër të punës - në detyrën e Kartuesit kryesor, e pastaj edhe ne punët e Kontabilitetit.

Tani ai ishte i stabilizuar dhe kishte kohë e dëshirë ma shumë që të mirret me shkrimin e vargjeve të lira. Gjatë kësaj kohe gjithmon e mundonte vujtja e popullit të tije. Situata në ish Jugosllavi cdo vit e më tepër keqësohej duke u rritë nacionalizmi mes shqiptarëve dhe serbëve, kurse pakicat tjera mbetnin nën mëshiren e kohës e posaqërisht pakica e jonë që nuk dinte kah të ia mbajë.

Duke u mbeshtetë në aftësit e baces Rrahmon dhe respektin që gëzonte ai brenda familjes dhe jashtë sajë, në vitet e nëntëdhjeta disa intelektualë tanë duke e pa pozitën e vështirë të popullatës sonë, me vrap shkuan te baca Rrahmon që të shkëmbejnë ide dhe të kerkojnë nga ai mbështetje për të organizua një Lëvizje kombëtare Egjiptiane. Këte organizim të kësaj Lëvizje baca Rrahmon e priti krahëhapur duke shtua se mjaftë iu kemi shërbye të tjerëve si veget dhe biber për me i dhanë shije qorbave të ndryshme, dhe tash është koha që të organizohemi edhe ne e të mos shërbejmë si top nëpër kambë. Kështu që baca Rrahmon që nga ajo ditë iu bashkua shokëve për të formue këtë Lëvizje që të kërkon të drejta dhe barazi për popullin e vet , sepse, shpirti i tij ishte aty ku e kërkonte interesi kombëtar. Pra, edhe atëherë ishin kohët e vështira, por njerëzit ishin më të vendosur dhe për cështje kombëtare nuk mendonin shumë në sakrifica që mund ti sillnin vetëvetes, e posaqërisht baca Rrahmon i cili shpesh thoshte : "për cështje kombëtare nuk me dhimbet jeta" .

Pra, kjo Lëvizje e popullit tonë Egjiptianë nuk mund te paramendohet dhe shumë vështirë do te kishte dalë në dritë pa kontributin e te ndjerit bacit Rrahmon , sepse ai ishte ne krye të kësaj Lëvizje së bashku me te ndjerin Vesel Kadrollin, Qerim Abazin, Nezir Kelmendin , Sabri Mustafen, Ali Sejdiun, Shemsi Kopilin, Gani Sejdiun, Hasanan Kërshin, Tafil Rexhepin, të ndjerin axhën Arif Garen, Elez Krasniqin, Xhevat Shalen, te ndjerin Mujë Qakollin, Bajram Imerin, Sadri Alaj, Zyhra Kukaqin, Muharrem Kukaqin, Zymer Krasniqin, Fazli U.Sadriun, Gani Seferin, Fazli Sadriun, Gani Sadriun, Qamil Qehajen, te ndjerin Halit Isakun, Aziz Nimanin, Ibrahim Shtitaricen, Nexhmedin Gjyrakovcin, Xhafer Murselin, Qamil Deliun , Elmi Sadriun, Skender Garen, Mergim Limanin, Afrim Limanin, Xheladin Halilin, Ismail Krasniqin - Malen, Murteza Krasniqin, Bislim Abazin, Xhevdet Gavranin, te ndjerin Syle Keraj, Sami Ramadanin, Ramadan Hasanin , Adem Miftarin, Sylë Tatarin, Safet Miftarin, Nazmi Stollen, Hidaver Krasniqin, Ali Salihin, të ndjerin Hamdi Rushitin, Faik Rrahmanin, Ragip Berishen, Fehmi Halitin, dhe disa të tjerë që dhanë kontributin e tyre, e që për shkak të tekstit nuk po mund ti ceku, andaj kërkoj falje nga të gjithë ata patriota si në vend ashtu edhe në diasporë.

Këto figura të ndritëshme të kombit tonë Egjiptian kishin unitet mes vete dhe respekt, veqanërisht bacën Rrahmon e respektojshin shumë sepse ai kishte qendrim stoik të pathyeshëm në terësinë e cështjes kombëtare. Kështu që, gjate tubimeve te shumta neper oda te ndryshme këta arritën ta njoftojnë popullin mbi qëllimin e kësaj Lëvizje dhe murren përkrahjen gjithëpopullore në Kosovë për organizim të tillë . Andaj, ne vleresojmë se koha e paraluftës me këto personalitete të veta ka hye ne histori si vite të realizimit të aspiratave tona.

Këto personalitete tona kombëformuese gjatë veprimtarisë së tyre nuk kishin segmente mes vete, sepse baca Rrahmon dinte ta mbante dhe ofronte kete shoqeri. Ata ishin nji për të gjithë dhe të gjithë për nji, të cilët ia arriten qëllimit që për herë të parë në historin tonë të shkruar identiteti ynë kombëtar te institucionalizohet dhe ndërkombëtarizohet. Pra, nëse dojmë ta ndërtojmë të ardhmen tonë , ne duhet ta nderojmë dhe vleresojmë të kaluaren tonë historike , e jo të privatizohet historia duke ia përshtat shijeve dhe deshirave të ndryshme.



Rahmani, Prof Haxhi Ristiq, Elez Krasniqi, Zyra Kukaqi,
Qerim Abazi, gjate promovimit te librit ne Shkup


Rrahmani, Qerim Abazi, Zyra Kukaqi dhe Mustaf Myrta



Rrahmani, Rubini, Agim Ramadani, Sabri Mustafa,
Ramadan Hasani,Adem Miftari, Naser Bellani, Idaveri,
Haki Mustafa dhe Qerimi


Bislim Abazi, Rrahman Miftari, Qerim Abazi dhe Lumi

Të mbështetur në nevojën dhe deshiren e popullit për këtë Lëvizje, në vjeshtë me 21.10.1990 në Prishtinë me iniciativen e shumë intelektualëve u formua SHOQATA EGJIPTIANE E KOSOVES me këta njerëz të ngritur - ( të shënuar më lartë), që kishin ideale të pastërta për kombin, ku baca Rrahmon u zgjodh antar i Kryesisë Qendrore, dhe pasi që ishte me profesion kontabilist - kreu punën e arkatarit. Ai në popull kishte respekt dhe ndikim , e në mesin e bashkëpuntorëve kishte autoritet të madh, e sa i përkiste identitetit kombëtar ai nuk lëshonte pe.

Pra, të formosh një Shoqatë Egjiptiane të Kosovës në Tetor të vitit 1990, ishte kohë e vështirë e cila ka peshën e rëndë. Të formosh këtë Shoqatë e cila kishte për qëllim identifikimin etnik e t' i dalish zot fatit të popullit që të mos jetë si top mes dy zjarreve - ishte trimëri e rrallë, ishte një trimëri tek e cila të qonte vetëm nje vizion i guximshëm, një trimëri tek e cila të qonte vetëm një qëllim i lartë: ai i identifikimit të lirë etnik, që të mos shërbejmë të tjerëve si numër për t' i plotësua nevojat e tyre. Pra, vet baca Rrahmon se bashku me shokë në kohën më kritike ishin të parët që kaluan telat me xhemba duke u bërë yll polar për minoritetin tonë Egjiptian. Prandaj, kjo datë duhet të merret dhe të mbetët si datë e shenjtë në Historinë e Egjiptianëve kosovarë, sepse për herë të parë bëri një bum të madh që theu akullin e ngrirë shekuj me radhë dhe jehoi në tërë Kosovën dhe ish Jugosllavinë, tërë Ballkanin dhe në tërë botën.

Mbasi Kryesia e kësaj Shoqate në mbledhje të vet të mbajtur në maj të vitit 1995, vendosi që të banë regjistrim intern të popullates sonë Egjiptiane në Kosovë, nga radha e antarëve të Shoqates sonë zgjodhëm regjistruesit që të bejnë regjistrimin intern të popullit tonë Egjiptianë nëpër komuna të Kosovës. Kështu që , baca Rrahmon ishte ne krye të Komisionit për regjistrimin intern ku sipas të dhënave, në teren dolen 150 mi Egjiptianë. Ky rezultat ishte një numër i lakmueshëm dhe në bazë të këtij numri Kryesia jonë punonte. Ndërsa gjatë regjistrimit shtetëror zyrtar të vitit 1991, ky numër ishte shumë e shumë i vogël (7 mi Egjiptian ne krejt Kosoven të regjistruar ne klasifikimin e gjerë të Entit Statistikor te Kosovës) , sepse, popullata jonë së bashku me shqiptarët bojkotoi këtë regjistrim.

Në vitin 1992, i autorizuar nga ana e Kryesisë së Shoqatës Egjiptiane të Kosoves , baca Rrahmon kontaktoi me arkeologun Dr. Dragan Jaqanoviq, kustos, Drejtor i Muzeut të Pozharevcit, me të cilin zhvilloi bisedë te bujshme duke u njoftë me disa argumente mbi ekzistimin e Egjiptianëve në Ballkan.

Në vitin 1993, baca Rrahmon së bashku me Kryetarin Vesel Kadrolli dhe Qerimin Abazin ishte në takim me Organizaten e KEPS-it tani e quajtur OSBE, ku u ankuan për mospërfilljen dhe mosnjohjen nga ana e Qeverisë shteterore serbe.

Po në këtë vit - 1993, ai ishte pjestar i Delegacionit që atëherë e formoi Shoqata e atëhershme për pritjen solemne të Atasheut për kulturë te Ambasades se Egjiptit në Beograd, zotri Ahmed Shudli i cili ishte për një vizitë zyrtare në Prishtinë, por që shprehi deshirë që së pari të takohet me antarët e Shoqatës Egjiptiane. Ky takim u mbajtë në lokalet e Entit per përparimin e shkollave në Prishtinë.

Gjithashtu, ne vitin 1992 baca Rrahmon se bashku me Qerim Abazin, ishte edhe pjesëmarrës i Mbledhjes konsultative qe zhvilloi Kryetari i Jugosllavisë Dobrica Qosiq me pakicat nacionale dhe grupet etnike, ku perfaqesuesi i Egjiptasëve kosovarë u ankua kundër diskriminimit që i bëhej Egjiptasëve kosovarë nga ana e pushtetmbajtësve serbë të Kosovës. Në këtë mbledhje moren pjesë edhe Sllovaket, hungarezet, bunjevcet, Romet, Vllahet, Bugaret, Rumunet, Muslimanet, Goranet etj.

Katër vjet me radhë - që nga 1994,1995,1996,1997, baca Rrahmon se bashku me antaret tjere te Kryesise , mori pjesë ne Manifestimin e Dites se clirimit të shtetit të Egjiptit në Ambasaden e Egjiptit në Beograd.

Ai ishte Kryeredaktor i parë i Revistes "Zëri i Egjiptianëve Jugosllavë" , e pastaj ate e zavendësoi Fazli U.Sadriu nga Klina . Këtë Revistë e botonte Shoqata e Egjiptianëve të Kosovës, e finansuar nga antarët e sajë në vend dhe nga degët e saja në diasporë.

Në Qershor të vitit 1997, baca Rrahmon së bashku me Vesel Kadrollin, Qerim Abazin dhe Sami Ramadanin , u takuan me Atashe për Kulturë AKL ASHKAL nga Ambasada e Egjiptit në Beograd . Takimi u zhvillue në Motelin privat që gjendej në Parkun e Muhagjerëve në Prishtinë. Për këtë takim kishte insistue dhe marrë Vendim Ambasadori HANI KHALLAF nga Ambasada e Egjiptit në Beograd i cili ushqente simpati të madhe ndaj Egjiptianëve kosovarë. Ne kete takim Atashe per kulture AKL ASHKAL ishte interesuar mbi pozitën e Egjiptianëve në Kosovë, dhe mbasi u njoftue mbi pozitën tonë të veshtirë ekonomike dhe politike, ai bëri këtë pyetje: - A kishit ardh me jetue në Egjipt ?

Baca Rrahmon dhe shokët tjerë ishin shtangue,e dikur Kryetari Vesel Kadrolli i përgjigjet: - Ne kemi pasuri këtu dhe veshtirë e kemi te vendosim qe ta lajmë pasurinë e të shperngulemi për në Egjipt, por ne ju lusim që JU ta ngritni zërin të ndërkombëtaret dhe të kerkoni të drejta dhe mbrojtje për këtë popullatë.

Pastaj, baca Rrahmon i gezuar per interesimin e Ambasades se Egjiptit ne Beograd mbi poziten tonë , e i deshpruar mbi organizimin e dobet te popullit tonë pa të cilin veshtirë mirreshin vendime të rëndësishme , ne takime me popull ai shpesh thoshte:

- Foli Zejnes foli stenes, s' jav lenë fjala kryet celik, tuj ju folë dite per dite.

Me 26.06.1998, baca Rrahmon ishte pjesëmarrës i Kongresit të parë të Egjiptianëve Ballkanik të mbajtur në Oher të Maqedonisë, dhe me vota unanime ishte i zgjedhur antar i Kryesisë.

Me 16.03. 1998, ai mori pjese ne bisedat qe zhvilloheshin mes Qeverisë së Serbisë dhe pakicave kombëtare të Kosoves në Prishtine ku u nënshkrua dokumenti me emrin Deklarata mbi jeten e perbashket te te gjithe qytetareve ne Kosove, ku qellimi i pjesmarrjes se egjiptianeve ishte qe Qeveria e atehershme dhe opinioni vendor te njifej me egzistencen e minoritetit egjiptian ne keto troje dhe me gjere.

Në mars të vitit 1999 filluan bombardimet nga aleanca e NATOS në ish Jugosllavi dhe pas perfundimit të saj shumë pjestarë tanë i lëshuan trojet e veta me dhunë . Kështu që edhe baca Rrahmon u largua nga Kosova dhe shkoi në Gjermani.

Me kalimin e tij ne Gjermani, baca Rrahmon i lodhur dhe i rraskapitur me shëndet shum te dobët, ideja kombëtare nuk e la të qetë por vazhdoi veprimtarinë e tijë. Ishte pjesëmarrës i cdo lidhje dhe mbledhjeve egjiptase dhe angazhohej me të gjitha mundësitë e tija të ndihmoj cdo Lëvizje që kishte të bëjë me ide kombëtare. Njëherit ishte edhe bashkëpuntor i ngusht i Unionit Ballkaniko-Egjiptian në Europë.

Në Gjermani ishin të formuara shumë degë të shoqatave Egjiptiane të Kosovës si dhe Dega e Partise IRDK-a me seli ne Oberhauzen, në të cilën baca Rrahmon pa hamendje u antarsua në këtë Parti, dhe u emrua Sekretar organizativ i kësaj Partie. Kjo Degë e kësaj Partie pas shumë aktiviteteve të saja botoi Revisten e parë "JEHONA E EGJIPTASEVE TE KOSOVES NE DIASPORE", ku baca Rrahmon u zgjodh Redaktor i parë i kësaj Reviste. Gjatë mbledhjeve, fjala e tij dëgjohej me vemendje, sepse qysh në Kosovë kishin degjua për punën , guximin dhe veprimtarin e tij mbi cështjen tonë egjiptiane. Mirëpo, tani e kishte kaplua lodhëja, merzija dhe pleqërija, e njerëzit nuk ndalëshin së trokituri derën e djalit të tij ku ishte ai i vendosur.

Baca Rrahmon gjatë jetës së vetë bëri orvatje të mëdha letrare dhe arsimore kulturore. Orvatjet arsimore linden ne vitin 1991 kur fëmijet tanë në F.Kosovë largoheshin nga shkollat private shqipe, dhe i ndjeri duke pa lojen e tyre "Loja e fëmive me mësuesin" të mbajtura nëpër shupa të shtëpive, i rrodhën lotët. Atëherë nga merzija e kapluar që fëmijët tanë mbetën pa shkollim, bëri kërkesë te organet komunale e më pastaj krahinore në Prishtinë, që në Fushë Kosovë të hapet shkolla në gjuhen shqipe, por kërkesa e tijë nuk u realizua një dekadë me radhë.

Mendimet e bacës Rrahmon qenë të fuqishme dhe aq afër zemrës së përvujtur për popullin e tijë, sa që vepra e tijë e mendimet e cfaqura në te u banë edhe kërkesa të zjarrta të masës për me ia mbërrijtë qëllimit: kërkesa për të drejta të barabarta për me jetua më mirë populli i tijë, pa halle ekonomike dhe diskriminime politike. Pra, dëshirat e bacës Rrahmon u banë edhe dëshira të masës që u shprehën me kërkesa.

Baca Rrahmon gjatë jetës së tijë, prej themelimit të Shoqates (21.10.1990) e deri në vdekje ishte i palodhur. Ai e pasuroi literaturën e popullit tonë egjiptianë me prozë dhe poezi që do të keni rast të lexoni në ditet e ardhshme, e të cilat trajtojnë vujtjet, trajtimet e gabuara, nëncmimet etj.

Në kohën kur ai së bashku me shokët e vetë punoi dhe veproi , po ne at kohë u arriten aspiratat shekullore të stergjyshëve tanë ku popullata jonë perjetoi një rilindje të vërtet kombëtare, e unë për hirë të punës dhe veprimtarisë kombëtare qe bëri ai, kisha një obligim moral që të shkruaj dhe deri diku ti ceku disa pika te biografise se tij.


Data 25.07.2012

Autor: Agim Ramadani