Raport pune nga mbledhja e Egjiptianëve Kosovarë të Diasporës
Me daten 08.01.2011 në Allensbach u mbajt takimi i lajmruar i Egjiptianëve Kosovarë ku morën pjesë:
|
|
Nga Shoqata e Egjiptianëve te Kosovës "Kleopatra" në Konstanz : Milazim Alijaj, Kryetar Ekrem Abazi, Nënkryetar Jahir Zumberaj, Sekretar Skender Imeri, antar i Kryesisë Ramadan Iseni, antar i Kryesisë |
|
Bajram Imeri, Kryetar |
|
Murtez Krasniqi, Kryetar
|
|
Mbledhjen e hapi zt. Milazim Alijaj, kryetari i Sh.E. Kleopatra, që si nikoqir i përshendeti dhe iu uroj mirëseardhje te pranishmëve . Kryesus për udhëheqjen e kësaj mbledhje u zgjodhën: |
|
REND DITE 1. Informim nga mbajtja e Kongresit te dytë të UBE-së 2. Pregaditja për regjistrim zyrtar të Komunitetit tonë që do të mbahet në Kosovë në Prill 2011 3. Propozim për përcaktimin e ditës kombëtare të Egjyptianëve te Kosovës Rendi i ditës u aprovua njëzërit |
|
|
|
Add .1 .- zt. Vllaznim Saku referoi për mbajtjen dhe rrjedhjen e këtij Kongresi si dhe obligimet dhe detyrat të marrura në këtë kongres detalisht, ku të gjithë të pranishmit e falenderojn për kontributin dhe angazhim direkt në këtë Kongres, dhe njëzërit u vendos: Add.2.- Te gjithë të pranishmit kanë diskutuar për këtë pikë me një interesim të madhë,në mënyrë që të mose deshtojm edhe kesaj here, sepse është moment historik per popullin tonë, dhe dhanë mendimin e vetë ku u vendos që të formohet grupi punues në diasporë. Add.3.- Te gjithë të Pranishmit e dhanë mendimin e tyre pervec dy apstenimeve, ku u vendos që edhe ne si të gjitha komunitetet tjera në Kosovë të fillojm konsultimin rrethë përcaktimit të ditës sonë kombtare. Add.4.- Propozimi i Kryetarit të FEK-ut, zt. Imer Alijaj, drejtuar koordinatorit të FEK-ut për Diasporë zt. Qel Neziraj, Add.4.a.- Që të organizohet një koncert i përbashket i komunitetit tonë Zvicer-Gjermani me qëllim të senzibilizimit të popullates sonë për regjistrim. Add.4.b.- Zt. Ramiz Zizaku, vullnetarisht merr iniciativë për fillimin e bisedave me palën Ashkali në Diasporë për cështjen e regjistrimit.
|