Fjalimi i Qermi Abazit me rastin e manifestimit te 24 Qershorit - Dites Kombetare te Egjiptianeve Ballkanik ne Albstadt Ebingen - Gjermani |
|||
Qerim Abazi |
Me 22.06.2013
Te nderuar vllezer dhe motra Egjiptiane Vellezer, |
||
Qysh ne vitet e 90 kur filloi pluralizmi politik, edhe ne filluam te punojm per vetvehten, per identitetin tone, per femijet tane qe te mos mbetemi te trajtuar sipas nevojave dhe deshirave te te tjerve. Organizimi i vllezerve tane nga Ohri i Maqedonise gjate viteve te 90, nxuri vend ne shpirtin e nje numri te madh te intelektualeve tane nga Kosova te cilet pa kurfar interesi tjeter vetem me qellim te identifikimit nacional filluam iniciativen e organizimit te popullates sone, ku me daten 21.Tetor te vitit 1990 formuam Shoqaten e pare te Egjiptianeve ne Kosove e cila ne Kryesi kishte intelektual te zgjedhur nga te gjitha komunat e Kosoves. Punuam ne kushte dhe rrethana shume te veshtira, ishim te perkrahur nga nje mase e popullit tone,por kishte edhe te tille te cilet nuk deshironin t´ua prishnim teraqillakun e tyre, sepse si te tille edhe metutje deshironin te jetonin nen hijen e te tjereve. Edhe pse ishin kohra te veshtira politike, ku te tjeret luftonin per shtet e ne ende per identitet, ne prap se prap aktivitetitn nuk e ndalshim duke punuar ne dobi tone e duke u munduar te mos i demtojm te tjeret. Pra punonim ne mes dy zjarreve, e ne permbushjen e idealeve tona kombetare nuk kursyem as jeten. Nga qeveria shtetrore nuk kishim aspak perkrahje sepse na trajtonin si rom, por edhe ne nuk iu pergjigjeshim kerkesave dhe interesave te tyre. Sa i perket popullit shumice me te cilet jetojshim dhe ende jetojme, edhe nga ata kerkuam bashkpunim dhe pranim duke ju bere me dije se nuk jemi dore e zgjatur e askujt Por rastet e tilla nuk ndikonin ne aktivitetin tone e kerkesat tona ishin te panderprera per pranimin e identitetit tone ne shtetin ku jetojshim. Kosova nuk eshte vetem e shqiptarve dhe serbeve por eshte edhe e te gjitha pakicave te tjera, pra eshte edhe - e Egjiptianeve, sepse aty jetojne afer 150 mi Egjiptiane te cilet deshirojne qe vete te vendosin mbi fatin e tyre, dhe se jemi per ate qe koflikti te zgjidhet me dialog pa perdorimin e dhunes. Per kete fjalim me erdhen shume telegrame pershendetse nga shoqatat egjiptiane, e sidomos kisha shume pershendetje telefonike nga patriotet egjiptian saqe edhe vete anataret e Delegacionit shtetror ishin te mahnitur me perkrahjen qe kisha. Tani, deri dje kemi qene jetim dhe te humbur, nuk na ka perfaqesua askushi, ose kane fole te tjeret ne emrin tone duke na quajtur me emra nencmimi. E sot kemi perfaqesues tone legjitim qe na perfaqeson ne Parlamentrin e Kosoves e ne kuvende komunale duke kerkuar realizimin e te drejtave tona te percaktuara me Kushtetute, e sot arritem ta kemi edhe Festen tone kombetare - DITEN KOMBETARE TE EGJIPTIANEVE BALLKANIK. Pra, edhe njehere vellezer JU UROJ FESTEN TONE KOMBETARE "24 QERSHORI - FESTA KOMBETARE E EGJIPTIANEVE BALLKANIK", me deshire qe ta festojme per shume e shume vite. Qerim Abazi |